LAJMI I FUNDIT:

AGK dorëzon në Gjykatën Kushtetuese komente për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media

AGK dorëzon në Gjykatën Kushtetuese komente për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dorëzuar sot para Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

AGK ka kërkuar që ligji të shpallet kundërkushtetues, transmeton Telegrafi.

“Ne argumentojmë që procedura e ndjekur gjatë ligjbërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat online dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe cenojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore.


Duke respektuar në plotni vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, ne konsiderojmë që nenet përkatëse duhet të shfuqizohen dhe meqë është e pamundur që ligji i kontestuar të mbijetojë pas shfuqizimit, i propozojmë Gjykatës Kushtetuese që këtë ligj ta shpallë kundërkushtetues”, thuhet në njoftim e tyre.

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thekson se ka përcjellë rrugëtimin e këtij ligji nga viti 2021 dhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ligji të draftohet në harmoni me standardet kushtetuese dhe evropiane, autoritetet publike nuk kanë treguar vullnet që t’i përgjigjen këtyre thirrjeve.

“Ky rast gjyqësor është historik për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese trajton rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi do të krijojë precedentë që do të udhëheqë gjykatën për dekada me radhë. Ne shpresojmë që argumentet tona do të bindin Gjykatën që të shpalle ligjin kundërkushtetues”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori