Gjatë ditës së hënë, banorët e ndërtesës Ulpiana C7, hyrja 6 u ankuan dhe shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj shërbimeve të NPB-së.
Nga Ndërmarrja Publike Banesore NPB, në lidhje me këtë çështje, për Telegrafin u deklarua Gazmend Xhelili, Udhëheqës i Divizionit për Mirëmbajtje dhe Pastrim, i cili tha se këto ankesa të banorëve nuk qëndrojnë.
“Kjo nuk qëndron, ne kemi fakte që nuk qëndron. Ne pastrojmë dy herë në javë hyrjen që i marrim në kontrata me pëlqimin e banorëve. Domethënë ata vijnë i lexojnë kontratat që duhet me i lexu edhe i pranojnë kushtet. Ne e kemi dy herë ne javë pastrimin e hapësirave të brendshme, shkallët e këto, e kemi një herë në muaj merimangat, gilinderat dhe dritaret e brendshme”, tha ai.
Sipas Xhelilit, mbeturinat mund të hidhen nga ndonjë person qëllimisht.
“Mundet për shembull pastruesi ynë sot me hy me pastru dhe të nesërmen del dikush i gjuan dy letra dhe bën foto, dhe bën ankesë. Ne ato i inspektojmë dhe dalim i shikojmë a qëndron ajo. Ka edhe prej banorëve që e bëjnë qëllimisht, sidomos borxhlinjtë që kanë borxhe te na, mundohen me u anku në pastrim, mundohen me u anku në gjana që edhe nuk janë tonat”, tha ai.
Veç kësaj, ai tha se në momentin që një punëtor hyn për të pastruar ai protokollohet, kush ka qenë dhe datën që ka qenë.
“Çdo punëtor që hyn në hyrje pasi ta përfundon pastrimin është i obliguar të nënshkruhet me datë edhe cili punëtorë ka qenë”, tha ai.
Sa i përket kërkesave të banorëve të cilat i kanë në email drejtuar NPB-së, Xhelili tha se përgjigjet janë kthyer.
“Këta kanë qenë pesë vite kontratë me neve, pesë vite ju kemi ofrua shërbime, nëse se merr një shërbim të mirë për pesë vite, pse e vazhdon prapë. Kjo ka qenë tendencioze nuk e di arsyen”, tha ai. /Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKMF-ja në Fushë Kosovë pa pediatër e gjinekolog
“Do të duket shumë më bukur”, Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, do të transformohet tërësisht kjo zonë
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë