LAJMI I FUNDIT:

Pamje që thuhet se tregojnë sulmin e Ukrainës në urën ruse – Moska thotë se ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA

Pamje që thuhet se tregojnë sulmin e Ukrainës në urën ruse – Moska thotë se ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se një goditje në një urë kyçe në rajonin Kursk të Rusisë ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur sistemin raketor HIMARS të prodhuar nga SHBA.

“Për herë të parë rajoni i Kursk u godit nga raketa të prodhimit perëndimor, ndoshta Himars-ët amerikanë”, shkroi Maria Zakharova në Telegram.

“Si rezultat i sulmit në urën mbi lumin Seim në rrethin Glushkovsky, ajo u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarët që ofronin ndihmë për civilët e evakuuar u vranë”, shtoi ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, ndau pamjet që shfaqin goditjen në një postim tjetër në rrjetin social, duke shkruar: “Pilotët ukrainas po kryejnë sulme precize kundër bastioneve të armikut, përqendrimeve të pajisjeve, si dhe qendrave logjistike dhe rrugët e furnizimit të armikut”.

Ndryshe, vënë në pah mediat, ura kishte qenë kyçe për linjat ruse të furnizimit, të cilat Ukraina i ka shënjestruar në mënyrë aktive.

Në një fjalim drejtuar kombit të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se forcat e vendit po fokusoheshin në pengimin e logjistikës dhe rezervave ushtarake ruse.

Goditja në urë erdhi si pjesë e një ofensive më të gjerë ndërkufitare të nisur nga Ukraina javën e kaluar – një lëvizje që befasoi si Rusinë ashtu edhe Perëndimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që thuhet se tregojnë sulmin e Ukrainës në urën ruse - Moska thotë se ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA

Pamje që thuhet se tregojnë sulmin e Ukrainës në urën ruse - Moska thotë se ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA

Musk mohon t'i ketë dhuruar Kadyrovit një Tesla Cybertruck – të cilin ai e pajisi me një mitraloz

Musk mohon t'i ketë dhuruar Kadyrovit një Tesla Cybertruck – të cilin ai e pajisi me një mitraloz

Ukraina sulmon urën e tretë në Kursk të Rusisë – Putini 'në pozicionin që nuk e kishte ëndërruar kurrë në makthet më të këqija të tij'

Ukraina sulmon urën e tretë në Kursk të Rusisë – Putini 'në pozicionin që nuk e kishte ëndërruar kurrë në makthet më të këqija të tij'

Zelensky zbulon qëllimin e sulmit në Kursk të Rusisë

Zelensky zbulon qëllimin e sulmit në Kursk të Rusisë

Policia në Mal të Zi arreston shtetasin polak i cili dyshohet për

Policia në Mal të Zi arreston shtetasin polak i cili dyshohet për "mashtrim multimilionësh me kriptovaluta"

Plani një miliardë dollarësh i NASA-s për ISS, tregojnë si në vitin 2030 do të shkatërrohet stacioni hapësinor – deri në 100 tonelata pritet të bien në Tokë

Plani një miliardë dollarësh i NASA-s për ISS, tregojnë si në vitin 2030 do të shkatërrohet stacioni hapësinor – deri në 100 tonelata pritet të bien në Tokë

Kalo në kategori