Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka kërkuar rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje, ku sipas saj është e vetmja mënyrë që do të ndikojë në uljen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend.
Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahia tha se ky dënim duhet të rikthehet vetëm për veprat tepër të rënda dhe të mbahet në fuqi derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar raportit të SPAK për 2023, Spahia tha se vrasjet me pagesë dhe krimet kundër jetës janë rritur frikshëm për shkak se “krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji”.
“Nga raporti i SPAK për 2023 vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare. Shkak kryesor është se krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji që aktualisht është në fuqi dhe ndalohet dënimi me vdekje. Vrasësi serial mendon se do jetojë dhe do gjejë mënyrë për të dalë nga burgu i përjetshëm. Dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë ishte në mars të 1995 dhe në qershor po të këtij viti Kuvendi miratoi ligjin ku ndalonte dënimin me vdekje pas aderimit të Shqipërisë në Statusin e Këshillat të Evropës. Sot gjendja e krimit në vend është përkeqësuar dhe lidhja me krimin e disa oficerëve të policisë së shteti dhe personave të drejtësisë perëndon edhe më shumë këtë situatë. Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje, por nga krimi për larje hesapesh. Duke marrë parasysh gjendjen e rënë të kriminalitetit ka ardhur koha të shikohen ashpërsimi ligjit për krimet kundër jetës duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje”, tha Spahia.
Por a do të ndikojë kjo në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, ku Konventa e Këshillit të Evropës ndalon dënimin me vdekje? Për Ekrem Spahinë kjo duhet të behet në konsultim dhe bashkëpunimin me BE dhe se duhet të aplikohet vetëm në disa kategori tepër të rënda të vrasjes me dashje. Sipas tij një shembull i kësaj është SHBA.
“Për disa kategori të mirë përcaktuara veprash të rënda në diskutime edhe me Këshillin e Evropës të rikthehet dënimi me vdekje deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Ne mendojmë që rikthimi i dënimit me vdekje do ishte një masë efektive dhe më humanitare se dhjetëra ligje që flasin për të drejtën humanitare por nuk garantojnë jetën. Do uleshin ndjeshëm krimet. Burgimi i përjetshme ka një kosto të madhe dhe do ulen ndjeshëm veprimtaritë kriminale dhe drejtësia do ketë më pak hapësirë për të abuzuar me ligjin. A mund të na prish marrëdhëniet me BE? Ne mendojmë që ky hap të realizohet edhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje dhe një shembull i kësaj është SHBA, vendi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, tha Spahia./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker