LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i patrullime në Leposaviq

KFOR-i patrullime në Leposaviq

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se pjesëtarë të saj nga Kompania Bullgare e Manovrimit, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Leposaviqit.

Në njoftimin e bërë në Facebook thuhet se pjesëtarët patrullues janë nga Batalioni i 2-të i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, ndërsa u tha se këto patrullime janë të rregullta.

“Kjo është pjesë dhe pako përbërëse e përpjekjeve të përditshme të kontingjenteve të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Telegrafi/