LAJMI I FUNDIT:

Stojkoviq: Barrikadat në Urën e Ibrit shërbejnë për manipulimin e serbëve në veri

Stojkoviq: Barrikadat në Urën e Ibrit shërbejnë për manipulimin e serbëve në veri

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka deklaruar se barrikadat në Urën e Ibrit po u dërgojnë mesazh të rremë serbëve në veri të Kosovës se gjoja “territori i veriut të Kosovës do të integrohet në Serbi dhe jo në Kosovë”. Konsideron se përmes tyre, autoritetet serbe po i mbajnë nën kontroll dhe manipulojnë serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

“Kjo është e vetmja arsye pse autoritetet në Beograd duan që ato barrikada të vazhdojnë. Interesi i serbëve nga Kosova nuk është fokusi i tyre. Interesi real i serbëve nga Kosova është që të barazojnë të drejtat e tyre me të drejtat e qytetarëve evropianë dhe kjo mund të arrihet vetëm me: hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare; pranimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në X.

Mos hapja e urës, Stojkoviq thotë se e pengon trashëgiminë e Evropës dhe se mendimet e imponuara nga autoritetet serbe në këtë drejtim, kanë një kosto shumë të madhe.


“Barrikadat në urë i pengojnë këto procese dhe nuk përfaqësojnë as trashëgiminë e Evropës, as trashëgiminë e Bashkimit Evropian, as nuk janë pasqyrim i së ardhmes së dëshiruar as të serbëve në Serbi dhe as të serbëve në veri të Kosovës. Mendimet e gabuara të imponuara nga autoritetet në Beograd në këtë drejtim kanë një kosto të madhe, e cila reflektohet në varfërimin e rajonit, veçanërisht në veri të Kosovës, sepse aty ku është ngrirë konflikti, ngrihet edhe ekonomia. Dhe aty ku ka ende barrikada në ura – ka edhe barrikada për investime dhe zhvillim ekonomik”, përfundon ai.

Ditëve të fundit ka pasur qëndrime të ndryshme të ndërkombëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit. Ndërsa sipas disa ekspertëve, asnjëherë nuk ka pasur moment më të favorshëm për hapjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori