Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë se ekipi i tij nuk është gati për nisjen e sezonit 2024/25 në Ligën Premier.
United do të nis sot (e premte) sezonin e ri me ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Fulhamit dhe para kësaj ndeshje ka folur trajneri Ten Hag në konferencë për shtyp.
“Ekipi nuk është gati, por liga po fillon”, ka thënë fillimisht Ten Hag në konferencën e tij.
“Ka më shumë menaxherë që duhet të merren me këtë problem, ne patjetër e kemi këtë problem”.
“Por ne kemi disa rregulla, disa parime, por duhet të bëjmë një fillim, nuk mund të fshihemi, nuk mund të ikim prej tij, duhet të merremi me të”.
Duke theksuar rëndësinë e ligës – dhe presionin e vazhdueshëm për të arritur rezultate – trajneri i Manchester United shtoi disa fjalë tjera.
“Nuk është para-sezon ku në pesë deri në gjashtë javë punon në një ekip, është shumë e komplikuar”.
“Skuadra e turneut në SHBA dhe më pas shtuam lojtarët që luajtën në Euro 2024 dhe Copa America dhe tani nënshkrimet e reja dhe ne duhet të krijojmë një ekip prej tij…”.
“Megjithatë, ne kemi pak hapësirë, kemi disa parime dhe duhet të bëjmë një fillim”, përfundoi trajneri i Unitedit.
Ndryshe, Djajtë e Kuq kanë shtuar katër lojtarë të rinj në skuadër, por do të mungojnë shërbimet e Luke Shaë dhe Rasmus Hojlund, të lënduar.
Ten Hag ka shumë për të luftuar në sezonin e ardhshëm, duke përfshirë vendosjen nëse e ardhmja e tij qëndron në Old Trafford apo jo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arsenali gati të transferojë fituesin e Euro 2024 për një çmim shumë të arsyeshëm
Trajneri i klubit të Ligës Premier zbulon se e gjithë skuadra e tij është në shitje këtë verë
“Isha mes jetës dhe vdekjes”, babai i Lamine Yamal jep intervistën e parë pasi u godit me thikë
"Zoti im, kush është ky?" - Roberto Carlos kujton përballjen për herë të parë me Leo Messin
Ajaxi fitoi dramën ndaj Panathinaikosit – secila skuadër gjuajti nga 17 penallti dhe u deshën 25 minuta për të përfunduar
Barcelona është gati të shesë menjëherë tre lojtarë për të regjistruar pesë yje përpara sezonit të ri
Ten Hag: Man Utd nuk është gati për nisjen e Ligës Premier
Barcelona po ia shet Atletico Madridit një lojtar me shumë përvojë në La Liga
Liria e befason Vedat Muriqin, klubi i Mallorcas poston momentin kur sulmuesi merr dhuratën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Barcelona po ia shet Atletico Madridit një lojtar me shumë përvojë në La Liga
Bashkimi Evropian i reagon Serbisë pas vizitës së Vulinit në Rusi
Ukrainasit sekuestruan një nga sistemet elektronike më moderne ruse së bashku me dokumentacionin
Yahya Sinwar dhe rrjeti i nëntokës - sekretet e udhëheqjes së Hamasit
Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi
Gorani: Kur i kam parë Thaçin dhe Veselin me uniforma ushtarake ka qenë spektakël