LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Pogradec, flet drejtori i Policisë: Konflikt i çastit, nuk ka lidhje me gjobë vënien

Vrasja në Pogradec, flet drejtori i Policisë: Konflikt i çastit, nuk ka lidhje me gjobë vënien

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku doli këtë të mërkurë në një konferencë për mediat për të folur rreth ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u rrah brutalisht deri sa humbi jetën.

Familjarët e Progës kanë hedhur aludimet se ngjarja është tentuar të fshihet nga policia e shtetit dhe nëse do ishte vepruar më shpejt, Proga mund të ishte ende gjallë. Rrumbullaku tha se nuk ka asnjë fakt që policia ka tenuar të fshehë ngjarjen.

Rrumbullaku tha gjithashtu për mediat se ngjarja në Pogradec nuk ka të bëjë me gjobvënien, por me një konflikt të çastit.


“Ju siguroj që siguria është në të njëjtat parametra si në metropolin shqiptar, në qytetet bregdetare dhe ato liqenore si Pogradeci. Në këtë rast kemi të bëjmë me një rast fatkeq ku viktima dhe autori nuk kanë asnjë njohje dhe nuk ka të bëjë fare me të gjithë lajmet e rreme që qarkullojnë në media sa i takon lajmeve që kanë të bëjnë me gjobvënie”, tha Rrumbullaku.

Vrasja në Pogradec, zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Nuk doja ta vrisja Egli Progën, por t’i fusja një shpullë pasi më shau
Lexo po ashtu Vrasja në Pogradec, zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Nuk doja ta vrisja Egli Progën, por t’i fusja një shpullë pasi më shau

Rrumbullaku tha gjithashtu se akuzat se Policia e Shtetit ka tentuar të fshehë ngjarjen e rëndë ku Egli Proga u rrah për vdekje në Pogradec, janë të pabaza.

“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja është i pabazë dhe me asnjë provë apo fakt konkret. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë asnjë punonjës i policisë nuk ka tentuar të fshijë apo të minimizojë ngjarjen e rëndë. Policia ka shkuar menjëherë në ngjarje, janë sekuestruar kamerat, janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes. U identifikua dhe u arrestua autori së bashku me 3 shtetas të tjerë të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Baltosja e policisë së shtetit është jo vetëm e pabazuar por edhe e dënueshme ligjërisht e moralisht. Policia e shtetit do të marrë hapa ligjor për dezinformimin e kësaj ngjarje”, tha Drejtori i Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori