Në një bashkëpunim të fuqishëm, Action for Mothers and Children (AMC) në partneritet me Korporatën Rugove po fillon një fushatë ndërgjegjësimi për diabetin përmes lansimit të 1 milion shisheve të Ujë Rugove me sloganin “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”.
Kjo fushatë synon të mbledhë rreth 10,000 Euro nga shitja e 1 milion shisheve të ujit, secila duke kontribuar me 1 cent drejt kauzës.
Kjo fushatë ka për qëllim që të adresoj nevojat urgjente të fëmijëve me diabet të tipit 1 në Kosovë. Në Kosovë, çdo vit, rreth 40 foshnja lindin me diabet të tipit 1. Këto foshnja marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Aktualisht, në Klinikën Pediatrike trajtohen rreth 500 fëmijë me diabet, për të cilët klinika nuk mund t’i plotësojë tërësisht nevojat e tyre. Në përgjigje të kësaj situate, AMC po mobilizon përpjekjet e saj për të përmirësuar këto kushte për pacientët e rinj.
Deri më tani AMC-ja ka siguruar medikamente për hiperkolesterolemi dhe diabet për QKUK në vlerë prej 160,000 Euro.
Fushata e ndërgjegjësimit për diabetin, në partneritet me Korporatën Rugove, është një komponent kyç i këtyre përpjekjeve, pasi që kjo fushatë synon të mbledhë rreth 10,000 Euro nga shitja e 1 milion shisheve të ujit, secila duke kontribuar me 1 cent drejt kauzës.
Këto fonde, së bashku me fondet e mbledhura nga edicioni i 8-të Let’s Dance, do të sigurojnë blerjen e pajisjeve mjekësore bashkë me materialet shpenzuese për kontrollimin e niveleve të glukozës dhe menaxhimin e diabetit për një numër të fëmijëve që aktualisht po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.
Prej më shumë se një dekade, AMC ka ndihmuar në uljen e normave të vdekshmërisë së foshnjave dhe sëmundshmërisë së nënave në Kosovë. Kjo është arritur falë projekteve dhe programeve të shumta me donatorë vendorë e ndërkombëtarë.
Për më tepër, fushata do të financojë krijimin e një dhome edukuese në Klinikën së Pediatrisë, ku fëmijët me diabet dhe familjet e tyre do të mund të marrin këshilla rreth praktikave më të mira dhe të shëndetshme për të menaxhuar diabetin dhe për të rritur kështu cilësinë e jetës.
Kjo nismë synon të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për këta fëmijë dhe familjet e tyre, duke i fuqizuar ata për të jetuar një jetë më të shëndetshme dhe më të përmbushur pavarësisht sfidave të diabetit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova