KSHPK: Shumë mangësi në kornizën ligjore dhe administrative që rregullojnë procesin zgjedhor dhe financimin e fushatave zgjedhore
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në Raportin për kushtet e konfirmuara në financimin e Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2024 konstatoi mangësi të shumta në kornizën ligjore dhe administrative që rregullojnë procesin zgjedhor dhe financimin e fushatave zgjedhore në vend. Edhe krahas ekzistimit të rregullores ligjore, probleme të rëndësishme në zbatim krijojnë rrezik për korrupsion.
“Kjo posaçërisht shprehet në zbatimin jo adekuat të dispozitave ligjore, gjë që çon në rritjen e rrezikut të keqpërdorimit të mjeteve. Procedurat administrative, si raportimi i donacioneve dhe shpenzimeve nga partitë politike, janë vlerësuar si tepër komplekse dhe joefikase, duke çuar në rritje shpenzimet administrative dhe vonesa. Nevojitet reformë e këtyre proceseve për të arritur efikasitet më të madh dhe për të reduktuar mundësitë për korrupsion”, kumtuan nga KSHPK.
Gjithashtu, Raporti i KSHPK-së tregon nevojën për forcimin e sistemeve të monitorimit dhe mbikëqyrjes për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në financimin e fushatave zgjedhore.
Ekziston dhe një shkallë e ulët e realizimit të detyrimeve ligjore për paraqitjen e të dhënave për automjetet motorike zyrtare që disponojnë institucionet, gjegjësisht nën 50 për qind. Gjithashtu, është konstatuar edhe mungesa e zgjidhjes normative për sanksionim, gjë që zvogëlon mundësinë e parandalimit të keqpërdorimit të automjeteve zyrtare për qëllime të fushatës zgjedhore.
Siç theksohet në Raport, nga gjithsej burimet e financimit të fushatës zgjedhore në vlerë prej 459.815.831 denarë, 77 për qind janë mjete nga buxheti i shtetit, prandaj KSHPK-ja thekson nevojën e shfuqizimit të saj për shkak të ekzistimit të rreziqeve nga korrupsioni dhe ndikimi i ardhshëm i partive politike në politikën redaktuese të mediave.
KSHPK-ja thekson se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka paguar vetëm 78 për qind të detyrimit të përgjithshëm për reklama të paguara politike.
Në lidhje me veprimin për lëndët për këtë proces zgjedhor, KSHPK-ja informon se ka formuar gjithsej 65 lëndë, të cilat janë rezultat i raportimeve për shkelje të dyshuara të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, lëndët e formuara me nismën e saj, pas denoncineve të paraqitura, si dhe një ankesë e paraqitur nga një organizator i një fushate zgjedhore.
“Nga gjithsej vendimet e marra, janë marrë 30 vendime për shfuqizim, 15 vendime refuzuese, ndërsa tetë lëndë janë mbyllur me konkluzione për shkak të përmbajtjes identike ose të ngjashme. Pas rasteve për zgjedhjet presidenciale kemi iniciuar gjashtë iniciativa për fillimin e procedurës për ndjekje penale, si dhe katër iniciativa para organeve kompetente për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve”, thuhet në raportin e KSHPK-së.
Në lidhje me detyrimin ligjor për paraqitjen e raporteve, KSHPK-ja konstatoi se një numër dukshëm i vogël i subjekteve juridike që kryejnë reklama politike me pagesë kanë dorëzuar raporte deri tek KSHPK-ja, gjë që cenon parimin e transparencës së fushatës zgjedhore dhe ul besimin në përgjithësi të procesit zgjedhor, për të cilin nuk janë shqiptuar sanksione nga institucionet kompetente.
“KSHPK-ja kontribuon ndjeshëm në mbrojtjen e ligjshmërisë, objektivitetit dhe transparencës së procesit zgjedhor nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit efikas të financimit, aktiviteteve parandaluese dhe menaxhimit të raporteve për parregullsi. Është e nevojshme të vazhdohet me përmirësimin e mekanizmave për trajtimin e parregullsive zgjedhore dhe nxitja e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së publikut në zbulimin e aktiviteteve korruptive, e cila është kyçe për ruajtjen e proceseve demokratike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet”, theksojnë nga Antikorrupsioni.
“Menaxhimi financiar përfaqëson sfidë serioze, por suksesi i KSHPK-së në luftën kundër korrupsionit dhe trajtimin e parregullsive është i dukshëm dhe domethënës pavarësisht të të gjitha sfidave”, thuhet në raport.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit rekomandon vendosjen e mekanizmave të reja për monitorimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe riorganizimin e proceseve administrative për menaxhim më efikas të burimeve dhe reduktimin e mundësive për korrupsion.
Ky Raport është një dokument i cili jep një pasqyrë të gjendjes së financimit të fushatave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut në vitin 2024. Nëpërmjet një rishikimi të detajuar të të ardhurave, shpenzimeve dhe kornizës ligjore, Raporti thekson nevojën për reforma dhe përmirësime që do të sigurojnë proces të drejtë dhe transparent zgjedhor në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A