LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në Vjenë – vazhdojnë koncertet e Taylor Swift në Londër me disa ndryshime të vogla

Sulmi terrorist në Vjenë – vazhdojnë koncertet e Taylor Swift në Londër me disa ndryshime të vogla
Taylor Swift

Kanë qenë disa javë të vështira për Taylor Swift dhe fansat e saj pas tragjedisë në Southport dhe sulmit terrorist të koncertit në Vjenë.

Pas javësh trazirash dhe shqetësimi në Mbretërinë e Bashkuar, ‘Swifties’ me bileta për pesë netët e saj në stadiumin Wembley ishin të shqetësuar se koncertet në Londër do të anuloheshin.

Eras Tour u anulua në Vjenë, Austri dhe pati shqetësime për sigurinë në koncertet e ardhshme.


Taylor, 34 vjeçare, nuk ka komentuar ngjarjen, por zyrtarët kanë konfirmuar se pesë shfaqjet do të vazhdojnë me masa shtesë sigurie.

Këto duket se përfshijnë një ndryshim në orar pasi të gjitha koncertet e Wembley marrin orare të reja.

Të gjitha lajmet nga Taylor Swift
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Wembley ka konfirmuar se fansat do të lejohen edhe më herët se sa ishte thënë më parë, duke ndryshuar kohën e përfundimit të koncertit prej tre orë e gjysmë.

Sadiq Khan konfirmoi se Londra do të “vazhdojë” shfaqjet e Taylor në Wembley, ku i pari nga pesë koncertet do të mbahet më 15 gusht.

Wembley do të presë Taylor në:

E enjte, 15 gusht

E premte, 16 gusht

E shtunë, 17 gusht

E hënë, 19 gusht

E martë, 20 gusht. /Telegrafi/

Foto: Getty Images