LAJMI I FUNDIT:

Dështon rajonalizimi nëpër shkollat fillore në Tetovë, prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre

Dështon rajonalizimi nëpër shkollat fillore në Tetovë, prindërit këmbëngulin për t’i regjistruar fëmijët vetëm në disa prej tyre

Disa shkolla në Tetovë janë të mbipopulluara ndërsa disa me numër shumë të vogël nxënësish. Edhe pse Komuna e Tetovës, vitin e kaluar ndërmori një aksion për rajonalizimin nëpër shkollat fillore, nisma nuk pati sukses.

Sipas shefit të Sektorit për Veprimtari Publike, Nazmi Dauti thotë se shkak për këtë dështim është këmbëngulja e prindërve për t’i çuar nxënësit në vetëm dy apo tre shkolla.

“Sa i përket respektimit të rajonizimit, këtë e ndjek Inspektorati komunal e shtetëror i arsimit, mirëpo për fat të keq, prindërit gjejnë moduse që fëmijët e tyre ti dërgojnë në ato shkolla ku duan duke bërë një kontratë në noter, apo duke nënshkruar një deklaratë “kinse” jetojnë me qira në atë lagje ku është shkolla. Dhe kështu, juridikisht ata dalin të mbrojtur dhe ne si institucion nuk kemi mundësi ta parandalojmë të njëjtën”, tha Nazmi Dauti, Shef i Sektorit për Veprimtari Publike.


Në Tetovë, shkolla fillore “Kirili e Metodij”, është një ndër shkollat më të mbipopulluara. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, ka klasa që kanë edhe nga më shumë se dyzet nxënës, gjë kjo që ndikon në mungesë suksesi dhe produktiviteti të nxënësve. Kërkesë thotë drejtoresha kemi bë disa herë në Ministri për shtimin e paraleleve, por përgjigjet gjithnjë kanë qenë negative.

“Llogariteni po ta marrish klasën e parë që ka dyzet nxënës për minutat e orës i bie që mësuesja me një nxënës të punojë një minutë, që brenda katër pesë orëve punon katër apo pesë minuta. Nuk ka shanse teorike apo praktike të kemi sukses, kur e dimë se klasa maksimalisht duhet të ketë 24 nxënës, sepse me kaq nxënës kemi punuar dhe kemi pasur efekte shumë të mira. Është për të ardhur keq se 10 vitet e fundit i kemi pasur ministrat e arsimit shqiptar por fare pak kanë bë për fëmijët shqiptarë, vetëm tek popullata shqiptare paraqitet ky fenomen ku humb interesi, kemi klasa të mbingarkuara, e unë nuk e di çfarë politike bëhet në këtë shtet kur e dimë se shteti bazën e ka në arsimin fillor”, u shpreh Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e Sh F “Kirili e Metodij”.

Disa shkolla, edhe këtë vit i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shtimin e numrit të paraleleve, por sipas drejtorëve të shkollave nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Shkak për këtë, mbetet Ministria e Financave, e cila refuzon me vite të tëra të japë pëlqim për hapjen e disa vendeve të reja të punës, që kërkohen me shtimin e paraleleve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë

Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Takimi ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda

Takimi ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Kalo në kategori