Kuvendi sot pasdite me 67 vota “për”, shtatë kundër dhe pas asnjë të përmbajtur, e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2024.
Me ribalancin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është 2,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në 362,8 miliardë denarë ose 5,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej rreth 44,7 miliardë denarë, kurse deficiti është planifikuar në nivelin prej 44,7 miliardë denarë, përkatësisht nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 4,9 për qind të PBB-së.
Siç tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në ekspozenë e saj para deputetëve, ribalanci është përpjekje e Qeverisë së re që të sigurojë likuiditet për servisim të rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit njëkohësisht me sigurim të funksionimit normal të institucioneve dhe realizim të projekteve të cilat kanë dinamikë adekuate.
“Duhet të sigurohet likuiditet, pagesë e pensioneve të rritura, të drejtave të të punësuarve dhe detyrimet e duhura ndaj ekonomisë”, theksoi Dimitrieska Koçoska.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së e përsëritën qëndrimin e partisë, se me ribalancin sigurohen mjete për paga, pensione, shujta të studentëve dhe bursa, subvencione bujqësore, mjete për komunat, për shlyerjen e borxheve, për sportistët,…
“Ribalanci është përpjekje për të rishpërndarë fondet e dobëta apo të parealizuara, për të pritur fundin e vitit në gjendje më normale”, theksuan deputetët, duke akuzuar qeverinë e mëparshme për, siç theksuan, shpenzime të kota të parave publike.
I pari në diskutimin e përgjithshëm në seancë plenare foli Dimitar Kovaçevski, i cili tha se LSDM dhe koalicioni nuk do të mbështesin ribalancin. Deputetët e Frontit Evropian, nga ana tjetër, e braktisën seancën për shkak se Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë, u hoq nga rendi i ditës.
Mbledhja në të cilën, përveç ribalancit të Buxhetit, ka më shumë pika duhet të vazhdojë nesër në orën 12.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje