LAJMI I FUNDIT:

Pas shtatë viteve dhe katër fëmijëve së bashku, Alvaro Morata njofton ndarjen nga partnerja

Pas shtatë viteve dhe katër fëmijëve së bashku, Alvaro Morata njofton ndarjen nga partnerja
Morata dhe Campello

Alvaro Morata njoftoi se është ndarë nga gruaja e tij, Alice Campello, në një deklaratë në rrjete sociale.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Real Madridit ka qenë me partneren e tij për shtatë vjet dhe ata kanë katër fëmijë.

Morata, 31 vjeç, u martua me Alice, 29 vjeçare, në Itali në vitin 2017.


Foto: Screenshot/Instagram

Vetëm dy javë më parë, çifti postoi disa fotografi të përbashkëta nga pushimet pas Kampionatit Evropian.

Të gjitha lajmet nga Alvaro Morata
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alvaro Morata

Dhe Alice u shfaq vazhdimisht në fushë duke e përkrahur partnerin në Euro 2024, ndërkohë që Spanja u shpall edhe fituese.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një deklaratë në Instagram, Morata tha: “Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin për t’u ndarë”.

“Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme me respekt të ndërsjellë në të cilën ne e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kemi kaluar vite të mrekullueshme dhe kemi katër fëmijët tanë për të treguar për këtë, që është pa dyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë”, shton mes tjerash.

“Është një vendim i dhimbshëm, pas të cilit kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri”.

Foto: Screenshot/Instagram

Në fund, ylli i futbollit theksoi: “Ju lutemi mos shpikni thashetheme, sepse e përsëris – nuk ka pasur tradhti, vetëm keqkuptime të vazhdueshme që i kanë konsumuar pak nga pak gjërat”.

“Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe koha që kemi kaluar së bashku ka qenë e jashtëzakonshme dhe një përvojë e shkëlqyer”.

Foto: Screenshot/Instagram

Morata nga ana tjetër së fundmi ka nënshkruar për AC Milan nga Atletico Madrid. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj" - Dafina Zeqiri reagon ndaj komentuesit, pasi ironizoi për Ferrarin

Magazina
Santiana Maloku dhe Buci shihen për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit që pas mbarimit të Big Brother

Santiana Maloku dhe Buci shihen për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit që pas mbarimit të Big Brother

Magazina
Një dasmë sportistësh: Futbollisti Gentrit Halili i jep fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me atleten Sara Susuri

Një dasmë sportistësh: Futbollisti Gentrit Halili i jep fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me atleten Sara Susuri

Magazina
Iu keqkuptua deklarata për 50 mijë euro - reperi i kërkon falje publike Capital T: Isha në situatë të vështirë

Iu keqkuptua deklarata për 50 mijë euro - reperi i kërkon falje publike Capital T: Isha në situatë të vështirë

Magazina
Vesa Vllasaliu përfshihet në një aksident zinxhir në Hajvali - mësohet për gjendjen shëndetësore

Vesa Vllasaliu përfshihet në një aksident zinxhir në Hajvali - mësohet për gjendjen shëndetësore

Magazina
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet e radhës - zgjedhin Ibizan në Spanjë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet e radhës - zgjedhin Ibizan në Spanjë

Magazina
Kalo në kategori