LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje me shumë surpriza, Musk përballë Trumpit në një intervistë të rrallë

Ngjarje me shumë surpriza, Musk përballë Trumpit në një intervistë të rrallë

Miliarderi Elon Musk do të intervistojë kandidatin presidencial republikan, Donald Trump, në rrjetin social X, në një ngjarje që mund të injektojë më shumë surpriza në zgjedhjet e trazuara presidenciale në SHBA.

Bëhet e ditur se intervista e planifikuar për në orën 20:00 mund t’i ofrojë ish-presidentit një mundësi për të kapur vëmendjen në një kohë kur fushata e tij shihet si e zbehtë.

Kjo pasi rivalja e tij demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit, zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, ka treguar epërsi në sondazhet e opinionit.


Intervista në X mund të lejojë që Trumpi të arrijë një audiencë të ndryshme nga besimtarët konservatorë që marrin pjesë në tubimet e tij dhe shikojnë intervistat e tij në Fox News.

Megjithatë, ngjarje të ngjashme në platformë janë “rrënuar” nga probleme teknike, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Do të bëj disa teste të shkallëzimit të sistemit përpara bisedës”, tha Musk.

Siç raportohet, intervista do të organizohet drejtpërdrejt duke përdorur llogarinë zyrtare në X të Trumpit.

Qasja e Trumpit në llogarinë e tij, @realDonaldTrump, u rikthye një muaj pasi u pezullua nga pronarët e mëparshëm të platformës pas sulmit të 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kongresit.

Musk mund të provojë të jetë një intervistues i pazakontë.

Personi më i pasur në botë mbështeti presidentin demokrat Joe Biden në vitin 2020, por që nga tentativa për vrasjen e Trumpit, ka mbështetur republikanin.

Musk, i cili drejton kompaninë e veturave elektrike Tesla, gjithashtu ka filluar mbledhjen e fondeve për të mbështetur fushatën e Trumpit.

Trump, një kritik i gjatë i automjeteve elektrike, ndërroi mendim pas mbështetjes së Musk.

“Unë jam për veturat elektrike. Duhet të jem, sepse Elon më mbështeti shumë. Kështu që nuk kam zgjidhje”, tha republikani në një tubim në fillim të gushtit.

Ndryshe, administrata Biden ka punuar për të popullarizuar automjetet elektrike përmes uljes së taksave, si pjesë e qëllimit të saj më të gjerë për të reduktuar emetimet e karbonit që fajësohen për ndryshimet klimatike.

Republikanët në Kongres i kanë kundërshtuar këto subvencione. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok

Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok

Evropa
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Kalo në kategori