LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Londër: Ylli i Tottenhamit e filmoi veten duke kryer një krim, klubi ka nisur hetimet

Skandal në Londër: Ylli i Tottenhamit e filmoi veten duke kryer një krim, klubi ka nisur hetimet

Një lojtar i Tottenhamit ka kërkuar falje pasi klubi hapi hetime në lidhje me disa pamje që e shfaqën atë duke kryer një krim.

Të premten Tottenhami u mposht me rezultat 3-2 nga Bayerni në ndeshjen e tyre të parafundit miqësore për këtë verë.

Mesfushori Yves Bissouma i cili shkëlqeu nën urdhrat e Ange Postecoglout sezonin e kaluar, vendosi të argëtohet në qytet pas ndeshjes.


Në mënyrë të pashpjegueshme, 27-vjeçari vendosi që ta filmojë veten duke thithur oksid azoti nga një tullumbace teksa ishte i ulur në një limuzinë, dhe atë e shpërndau në llogarinë e tij në Snapchat.

Foto: Bissouma duke konsumuar substancën e ndaluar

Për këtë gjest të tij, ai mund të përballet me një hetim policor, pasi posedimi i gazit për të qeshur, ishte bërë i paligjshëm vitin e kaluar në Angli.

Sipas Planit të Veprimit kundër Sjelljes Sociale, oksidi i azotit u bë një ilaç i klasit C, i kontrolluar sipas Aktit të Keqpërdorimit të Drogave në vitin 1971.

Përdorimi i oksidit të azotit mund të çojë në çrregullime të trurit, depresion, humbje të kujtesës, halucinacione dhe dëmtime të tjera nervore.

Përdoruesit serioz të kësaj substance mund të përballen deri me dy vjet dënim me burg ndërsa tregtarët deri në 14 vjet.

Në rast se ndiqet penalisht dhe shpallet fajtor, atëherë Bissouma do të përballej me një gjobë mjaft të rëndë.

“Dua të kërkoj falje për këto video. Ishte një mungesë e rëndë e gjykimit. Unë e kuptoj se sa serioze është kjo dhe rreziqet shëndetësore që përfshihen, dhe për këtë arsye e marr përgjegjësinë time si futbollist”, ka thënë Bissouma./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori