LAJMI I FUNDIT:

Suhareka merr një pikë të artë në udhëtim te Prishtina në debutimin në Superligë

Suhareka merr një pikë të artë në udhëtim te Prishtina në debutimin në Superligë

Prishtina dhe Suhareka e kanë nisur me barazim pa gola sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit e kishin ndeshjen vazhdimisht nën kontroll, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Pas pesë minutash lojë, Prishtina rrezikoi me anë të Sunday, por që goditja e tij nuk ishte e saktë.


Vendasit tentuan nëpërmjet Krasniqit të shënonin, por portieri i Suharekës ishte i vëmendshëm.

Në 45 minutat e dytë, sërish Sunday provoi, por Ozdogan ishte në vend.

Rastin e parë serioz për Suharekën e krijoi Mevlan Zeka (72’), mirëpo Ardit Nika nuk lejoi befasi.

Krasniqi i Prishtinës sërish nuk arriti të shënonte nga afërsia, duke lëshuar një rast ideal shënimi.

Ky është një barazim i vlefshëm për Suharekën, që debuton në elitën e futbollit kosovar, duke marrë një pikë të madhe në udhëtim te skuadra më e trofeshme në vendin tonë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore