LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 80-149 punonjës marrin pjesë në operacionet kundër zjarreve

Maqedoni, 80-149 punonjës marrin pjesë në operacionet kundër zjarreve

Qendra për Menaxhim me Krizat ka njoftuar se për momentin janë aktive gjashtë zjarre në ambient të hapur, pesë janë nën kontroll, ndërsa 31 janë shuar.

Zjarret aktive janë në rajonin e Makedonski Brodit, Ohrit, Novacit, Kërçovës dhe Çashkës.

Por cështja e angazhimit të punonjësve të Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë” në operacionet e shuarjes së zjarreve është ngritur gjatë intervistës së Drejtorit të kësaj ndërmarrje për Radion Evropa e Lirë. Ai ka potencuar se në këto operacione për cdo ditë marrin pjesë nga 80 deri 140 punonjës, duke përgënjeshtruar njoftimet e këta punonjës përballen me kushte të këqija në “betejat” kundër stuhive të zjarrit.


Por, Drejtori nuk e vlerëson të mirë situatën në këtë Ndërmarrje.

“Ndërmarrja është shkatërruar, duhet të pajtohem që kështu ishte kur erdhëm në vendet e punës, unë si ushtrues detyre. drejtori dhe ekipi im i ndihmësdrejtorëve. Kompania fjalë për fjalë ishte lënë në duart e veta, kishte katër rroga të papaguara, kishte borxhe të mëdha, kishte një llogari të bllokuar dhe rrezik për t’u shkëputur nga shumë bashkëpunëtorë tanë: Të tillë ishin Makpetrol për sa i përket karburantit, Telekomi për sa i përket shërbimet telefonike, EVN sa i përket energjisë elektrike etj” – tha Zdravko Trajanov, drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Drejtori Trajanov ka potencuar se rreth 400 drunjprerës të kësaj ndërmarrjeje, në vend që të jenë në terren, punojnë nga zyra.

Ai ka drejtuar akuza ndaj qeverisë së mëpërshme duke pretenduar për punësime partiake.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarata e çuditshme e deputetit Haxhiu: Faton Hajrizi është shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë

Deklarata e çuditshme e deputetit Haxhiu: Faton Hajrizi është shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë

Lajme
Ilir Meta lë Tiranën dhe gjen freski në Prevallë: Del “papritur” nga përroi dhe përshëndet ndjekësit

Ilir Meta lë Tiranën dhe gjen freski në Prevallë: Del “papritur” nga përroi dhe përshëndet ndjekësit

Lajme
A është Liqeni i Ujmanit zonë e sigurt - ekspertët e sigurisë apelojnë për kujdes

A është Liqeni i Ujmanit zonë e sigurt - ekspertët e sigurisë apelojnë për kujdes

Siguri
Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Kronika e Zezë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, një i plagosur

Gjuajtje me armë në Prishtinë, një i plagosur

Kronika e Zezë
Kurti fton të rinjtë të aplikojnë për praktikë me pagesë në programin

Kurti fton të rinjtë të aplikojnë për praktikë me pagesë në programin "Kosovo Generation Unlimited"

Lajme
Kalo në kategori