Sot në orën 18:30 Hajduk do të vizitojë Zagrebin ku përballet me Lokomotivën në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit kroat dhe klubi splitas nuk do të ketë yllin më të madh Ivan Perisic, i cili u përjashtua nga skuadra nga trajneri Gennaro Gattuso.
Gjegjësisht, mbrëmë është publikuar lajmi që ka tronditur Splitin, ku thuhet se Gattuso e ka përjashtuar Perishiqin nga skuadra për shkak të mosdisiplinës.
Lajmin e përjashtimit nga skuadra e ka konfirmuar pas mesnate vetë futbollisti në Instagram.
“Sot është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk më shkon në mendje të prish qetësinë e djemve dhe klubit, ndaj e kthej vëmendjen te vetja. Fat i mirë për të gjithë ekipin dhe ne mund të përballemi me atë që ndodhi më vonë”, ka shkruar Perisic.
Përfaqësuesi kroat për këtë arsye nuk do të garojë për ndeshjen ndaj Lokomotives dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet në skuadër.
Perisic bëri katër paraqitje këtë sezon dhe luajti 149 minuta, pa ndonjë efekt konkret.
Gattuso njëjtë kishte vepruar edhe me yllin kosovar Emir Sahitin ditë më parë, megjithatë më vonë e riktheu atë në skuadër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra
Shqipëria arrin një tjetër sukses të madh, siguron medaljen e dytë olimpike në ‘Paris 2024’
Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit
Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij
Prapaskena dramatike – gjimnastja amerikane Jordan Chiles detyrohet ta kthejë medaljen, atë e ka fituar dikush tjetër
Këta janë pesë lojtarët që Barcelona pritet t'i shes në ditët në vijim
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ukraina po godet objektiva qindra kilometra thellë brenda Rusisë për tre arsye kryesore, flasin ekspertët
Lëvizje e pazakontë, bashkëpartiaku i Trumpit kërkon që amerikanët të distancohen prej ish-presidentit amerikan
Qytetarët rusë me një video drejtuar Putinit e nxjerrin blof ushtrinë: "Shefat ushtarakë po gënjejnë se sulmi i Ukrainës është nën kontroll"
Real Madridi prek sërish tregun brazilian, synon transferimin e mbrojtësit që kushton 100 milionë euro
Guardiola bën një ankesë tejet të çuditshme pasi mposhti Man United në finale
Zelensky thyen heshtjen, për herë të parë pranon se forcat ukrainase po luftojnë thellë në territorin rus