LAJMI I FUNDIT:

Angellov: Kemi 10 zjarre aktive në Maqedoni

Angellov: Kemi 10 zjarre aktive në Maqedoni

Drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov u shpreh se për momentin në gjithë territorin e Maqedonisë ka 10 zjarre aktive, ndërsa prej tyre 5 janë nën kontroll.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

“Gjendja është serioze dhe për këtë arsye u bëj thirrje që të kenë kujdes për shkak se nxitja e zjarreve është e rrezikshme. Dëmet janë të mëdha dhe më pas mund të rrezikohet edhe jeta e qytetarëve dhe vendbanimeve”, u shpreh ai.


Ai shtoi se gjatë ditës së sotme ka pasur gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura”, u shpreh ai./Telegrafi/