Qeveria paralajmëron se nesër do ta shkarkojë kryerevizoren e Trupit për revizionin e fondeve IPA, Afrona Vervizolli pas reagimeve në opinion se nuk i plotëson kushtet për ushtrimin e këtij funksioni. Në njoftimin e qeverisë, nuk shpalosen arsyet e shkarkimit.
“E njoftojmë opinionin se e sapoemëruara Afrona Vervizolli gjatë ditës së nesërme do të shkarkohet nga pozita e revizorit të fondeve IPA. Njëkohësisht, theksojmë se është e nevojshme dhe vëmendja të drejtohet kah keqpërdorimet e hapura të parave nga BE-ja dhe fondet e vendosura në dispozicion të cilat ishin të pranishme në periudhën e kaluar, ndërkaq për të cilat ekzistojnë edhe gjurmë të shkruara dhe njoftim nga Zyra Evropiane për Luftë Kundër Korrupsionit, të cilat për shkak të punës së tillë kërkojnë nga shteti pagesë të disa miliona eurove”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Nga koalicioni VLEN theksojnë që vetë e kanë tërhequr emërimin e Vervizollit edhe pse sipas tyre ka një biografi të shkëlqyeshme dhe përvojë të konsiderueshme profesionale.
“Ky vendim është marrë për të siguruar që të gjitha standardet dhe kërkesat e rrepta të Bashkimit Evropian do të përmbushen plotësisht, ndërsa Afrona e përmbush obligimin e saj për marrjen e certifikatës. Për më tepër, konsiderojmë se është me rëndësi thelbësore t’i kushtohet vëmendje hulumtimit dhe zbulimit të abuzimeve të fondeve të BE-së që kanë ndodhur në të kaluarën. Këto abuzime jo vetëm që kanë lënë gjurmë në dokumentacion, por gjithashtu kanë bërë që Zyra Evropiane për Luftimin e Mashtrimeve (OLAF) të kërkojë kthimin e disa milionë eurove nga shteti”, theksuan nga VLEN.
Më herët edhe LSDM-ja kritikoi pushtetin për emërimin e kuadrove sipas tyre të pakualifikuar. Sipas socialdemokratëve, vendimi erdhi falë trysninë së tyre dhe opinionit.
“Për Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në, në rend të parë është dëgjueshmëria dhe përkatësia partiake, ndërkaq kualifikimet duket se janë në vend të fundit. Mu kjo politikë i dekurajon qytetarët dhe profesionalistët të cilët e humbin besimin në institucion dhe kërkojnë punë jashtë vendit. Nuk është për habi që Qeveria është katastrofë, me politika të tilla kadrovike nuk mund të pritet më shumë”, thonë nga LSDM.
Pak ditë më parë, Antikorrupsiuoni hapi lëndë për emërimin e Vervizollit pasi deri tek ata ka arritur paraqitje anonime se person joadekuat është vendosur në pozitën e kryerevizorit të fondeve të BE-së. Jozyrtarisht edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian shqyrtonte nëse Qeveria kishte vendosur kuadër përkatës në këtë pozitë.
Ndryshe, trupi për revizion apo kontroll të fondeve të IPA-s, është trup i jashtëm dhe i pavarur, i cili është përgjegjës për të kontrolluar dhe të japë mendim për menaxhimin dhe shpenzimin e fondeve që Bashkimi Evropian ia jep Maqedonisë së Veriu nëpërmjet programit IPA. Gjithashtu, ky trup është përgjegjës edhe për saktësinë dhe vërtetësinë e raporteve financiare vjetore për ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë
Fiat Grande Panda "do të fitojë" një version 4×4
Izraeli ndalon veturat me naftë dhe benzinë nga viti 2030
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?