LAJMI I FUNDIT:

Ukraina shkatërroi një tjetër anije ruse në Krime

Ukraina shkatërroi një tjetër anije ruse në Krime

Droni detar Magura, i operuar nga agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR), shkatërroi anijen ruse të patrullimit KS-701 Tunec (Tuna) dhe dëmtoi tre anije të tjera ruse në Krimenë e pushtuar, njoftuan ukrainasit.

Sulmi ndodhi natën e 8-9 gushtit pranë fshatit Chornomorske në bregun veriperëndimor të Krimesë, sipas HUR.

Magura V5 është një dron detar me shumë role i zhvilluar nga Ukraina dhe është përdorur gjerësisht në sulmet kundër flotës ruse të Detit të Zi, kryesisht duke u përplasur me anijet e armikut.


Versionet më të reja të Magura V5 janë të pajisura me raketa të drejtuara ajër-ajër.

Sipas HUR, Ukraina goditi gjithsej 18 anije ruse me drone Magura, duke shkatërruar nëntë, duke përfshirë anijen sulmuese amfibe Caesar Kunikov, anijen patrulluese Sergej Kotov, anijen e shpejtë të uljes Serna dhe Akula dhe korvetën raketore Ivanovets të Klasa tarantul.

Ndryshe, Ukraina ka nisur tash e sa ditë një inkursion brenda vetë Rusisë. /Telegrafi/