LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje, policia njofton për disa raste që kanë ndodhur në 24-orët e fundit

Dhuna në familje, policia njofton për disa raste që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur ditën e premte.

Rastet e raportuara të dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Klinë, Istog, dhe Gjakovë.

Lidhur me rastet, policia ka arrestuar personat që kanë ushtruar dhunë në familje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.


Më poshtë rastet e ndara sipas raportit:

Prishtinë 09.08.2024 01:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 09.08.2024-07:00.Viktima femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 09.08.2024-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjilan 09.08.2024-08:00. Raportohet se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, babai dhe djali, kishin një mosmarrëveshje në mes veti. Gjatë intervistimit njëri nga ta ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie në shtëpi. Në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar pushka e gjuetisë me gjashtë fishekë të kalibrit 12 GA. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 09.08.2024,13:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar me të meta mentale, e kishte sulmuar fizikisht. I njëjti është dërguar për trajtim te mjeku specialist dhe i njëjti është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

 Istog 09.08.2024-19:45 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se ka probleme të vazhdueshme me babanë e tij. I dyshuari është intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 09.08.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Gjakovë, 05.08.2024-14:00.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas ndarjes nga e dyshuara, e njëjta është duke e shqetësuar përmes telefonit. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente nga policia. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 09.08.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi e keqtrajton viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

Kronika e Zezë
Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Kronika e Zezë
Në mes të ditës u grabitën tre kilogramë ari, pse ende nuk është ngritur aktakuza për grabitjen në Suharekë?

Në mes të ditës u grabitën tre kilogramë ari, pse ende nuk është ngritur aktakuza për grabitjen në Suharekë?

Lajme
Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

Lajme
E dashura e Faton Hajrizit: Nuk e di çfarë kanë bërë, trupi i tij është totalisht i shkatërruar

E dashura e Faton Hajrizit: Nuk e di çfarë kanë bërë, trupi i tij është totalisht i shkatërruar

Lajme
Haxhiu: Pas kësaj zhurme, mos hapja e urës së Ibrit do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000

Haxhiu: Pas kësaj zhurme, mos hapja e urës së Ibrit do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000

Lajme
Kalo në kategori