LAJMI I FUNDIT:

Speca të mbushur ndryshe nga pesë përbërës me të cilët nuk gaboni

Speca të mbushur ndryshe nga pesë përbërës me të cilët nuk gaboni
shutterstock

Specat e mbushur janë një pjatë që pëlqehet nga shumëkush, por në përgatitje mund të bëhen shumë gabime

Mbushja e tyre mund të jetë e larmishme për ta bërë një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Shijet e specave të pjekur, pulës, pestos, quinoas dhe djathit të shkrirë përzihen në mënyrë të përkryer në këtë darkë të shpejtë dhe të lehtë.


Për këtë vakt të shëndetshëm plot shije ju nevojiten vetëm pesë përbërësit e listuar.

Nuk mund të gabosh në asnjë hap të përgatitjes dhe gjëja më e ndërlikuar është prerja e pulës. Përbërësi kryesor i kësaj pjate është pesto, e cila jo vetëm që i jep shumë shije “të gjelbër”, por edhe lidh bukur përzierjen me të cilën do të mbushni specat

Kjo recetë është ideale për planifikim javor sepse mund të përdorni pulën e gatuar ose të pjekur një ditë më parë. Shërbejini specat e mbushur me pulë, quinoa, pesto e djathë me bukë të thekur ose patate furre ose patate të ëmbla, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 6 speca (nga dy të kuqe, të verdhë dhe jeshile)
▪ 2 copa gjoks pule, të ziera ose të pjekura dhe të copëtuara
▪ 180 gr mozzarella e grirë
▪ 185 gr quinoa, e gatuar
▪ 175 g pesto

Përgatitja:

1. Ngroheni furrën në 220 gradë.
2. Lani specat dhe vendosini në copa në një tepsi derisa të fillojnë të zbuten.
3. Nxirrni nga furra dhe i lini mënjanë.
4. Uleni temperaturën në 175 gradë.
5. Në një enë përziejmë pulën e grirë me 2/3 e djathit, peston dhe kuinoan.
6. Pritini specat në gjysmë dhe hiqni farat. Mbushni çdo spec me përzierjen dhe spërkatni me djathë.
7. Piqini për 10 minuta dhe shërbejini menjëherë, me një pjatë anësore sipas dëshirës tuaj.

Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/