AUV: Mbarështuesit e deleve dhe dhive të përforcojnë masat për mbrojtje nga murtaja

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) apelon që mbarështuesit e deleve dhe dhive t’i përforcojnë masat për mbrojtje nga murtaja te ripërtypësit e vegjël. Siç informon, e ndjek gjendjen me këtë sëmundje e cila është konfirmuar në rajon.
“Për të ruajtur statusin e një vendi të lirë nga sëmundja, për të eksportuar kafshë të gjalla, mish nga delet dhe dhitë dhe prodhimet e tyre në Bashkimin Evropian dhe mbrojtje nga futja e virusit të sëmundjes, në fuqi janë vendimet për ndalesën e importit dhe tranzitit të kafshëve të gjalla (dele dhe dhi shtëpiake dhe të egra), dhe produktet dhe nënproduktet me origjinë shtazore nga rajonet ku është konfirmuar sëmundja në Republikën e Rumanisë dhe në Republikën e Greqisë, të cilat AUV i solli në korrik të këtij viti menjëherë pas konfirmimit të sëmundjes në rajonet e treguara në këto vende. Si institucion përgjegjës për kujdesin shëndetësor të kafshëve, pas konfirmimit të sëmundjes në rajon, AUV ka njoftuar Odën Veterinare, shoqatat veterinare, mbarështuesit e kafshëve dhe veterinerët zyrtarë për detyrimet e tyre lidhur me zbatimin e aktiviteteve për zbulimin e hershëm të murtajës te ripërtypësit e vegjël”, citon AUV.
Theksohet edhe se është dërguar apel te mbarështuesit menjëherë të raportojnë te shoqatat veterinare dhe veterinarët zyrtarë nëse vërejnë paraqitje të simptomave të sëmundjes, madje edhe te një kafshë, me ç’rast asnjë nga kafshët nuk guxon të largohet nga ferma.
Sipas Agjencisë, shoqatat veterinare duhet ta rrisin nivelin e kujdesit dhe menjëherë të raportojnë te veterinari zyrtar nëse vërejnë disa nga simptomat e kësaj sëmundje ose ngordhje të kafshëve nga llojet e dhenve dhe dhive.
Njerëzit nuk janë të ndjeshëm ndaj virusit dhe nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre.
AUV zhvilloi një takim koordinues me ekspertë të fushës, ku u shqyrtua situata epidemiologjike në vend dhe në rajon. U bënë konkluzione për marrjen e masave të shtuara të sigurisë për të parandaluar futjen dhe përhapjen e sëmundjes në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker