LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e Kosovës për të qenë pjesë e ‘Eurovision 2025’?

Refuzohet kërkesa e Kosovës për të qenë pjesë e ‘Eurovision 2025’?

Kosova as në vitin 2025 nuk do të marrë pjesë në Eurovision.

Transmetuesi Publik i Kosovës RTK nuk e ka marrë ftesën e lakmuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2025 në Zvicër.

Sipas një postimi të llogarisë zyrtare të Kosovës në Eurovizion në X (ish-Twitter), EBU nuk dha dritën jeshile për arsye politike, shkruan Eurovision News.


Po ashtu, ata kanë konfirmuar për RTK-në se për të marrë pjesë në garën evropiane të muzikës duhet të bëhen anëtarë të plotë të organizatës së transmetuesve publikë të gjitha shteteve.

Për më tepër, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pa e pranuar kjo e fundit këtë fakt. Deri më sot, 104 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe tri vende të tjera jo anëtare të OKB-së (Tajvani, Ishujt Kuk dhe Niue) e kanë njohur Kosovën si të pavarur.

Në nivel evropian, pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Qiproja, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Spanja dhe Ukraina.

Pavarësisht se si shtet ka munguar, Kosova ka “prekur” disa herë Eurovisionin përmes Shqipërisë – në rastet kur ata zgjodhën si përfaqësues të shtetit shqiptar artistë nga Kosova si: Rona Nishliu (2012), Lindita Halimi (2017) dhe Albina dhe Familja Kelmendi (2023). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori