Nait Hasani, ish i burgosur politik, dëshmitar i masakrës së Dubravës ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që ishin pjesë e Agjencisë së Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, e njohur si UDB.
Hasani ka përmendur Vezir Selën, Latif Dullën, Emin Ukën, Xheladin Shasivarin, Daut Morinën, Hasan Rrustemin, Zijadin Ramadani, Vesel Krasniqi si UDB-asha që e kanë torturuar gjatë periudhës së tij të burgosjes.
Gjatë arrestimit Hasani ka treguar se dhunë është ushtruar edhe nga policia.
Ai ka thënë se në atë kohë është arrestuar për idenë ‘Kosova Republikë’, ‘Thyerja e fotografisë së Titos’, ‘Bërja e mustaqeve me jashtëqitje në fotografitë e Titos”.
Hasani shtoi se këto parulla kanë qenë nisja e çdo gjëje për të, e dhunës e tmerrit dhe e torturës çnjerëzore.
Hasani deklaroi se tortura tek ai kishte filluar me pendrek duarve, ishte vazhduar me disa shpulla pastaj me boksa e dikur me shqelma.
Për torturat, “i pari ka filluar Vezir Sela, tani ka filluar Emini, Latif Dulla, tani Daut Morina… tani nuk po më kujtohet emri. Të gjithë menjëherë… njëkohësisht me kriju tmerrin, frikën dhe me t’shti me u dorëzu. Po këto nuk mundeshin me mbërri, pavarësisht. Dhe kjo zgjati zakonisht ditën dhe natën. Kur ata ndërroheshin me ndërrime. Në nderimin e dytë erdh Dauti, Latif Dulla… kishte edhe UDB-ash serbë por, ata nuk përdornin dhunë, vetëm rrinin, shikonin dhe dëgjonin. Sepse kishte mashat e tyre, pse të përdorë ai duart kur kishte njerëzit e vet, i shifte në torturë sa janë të bindur për të arritur qëllimin”, deklaroi Hasani.
Sipas Hasanit, të gjithë këta ishin brutal ndaj tij.
Hasani ka deklaruar se Emin Uka, Vesel Hyseni, Latif Dulla dhe Xhemajl Shasivari kanë qenë të akuzuar për vrasjen e Xhemajl Berishës, të cilët sipas tij e kanë hedhur atë nga dritarja.
“Na hipën në katin e katërt, dhoma ka qenë 23, zyra e shefit të UDB-së në Prizren, Vesel Latif. Daut Morina e hapte dritaren dhe e shihte pozicionin e jugut, Kukësin [nuk dukej por dihej se ishte Shqiperia] dhe me nënë…, ishte i Ballacërkes [Rahovecit], ju nanën e nanës duhet të iu ‘’’’’ , Kqyrni a po iu ndihmon Ramiz Alia. Keni dashur Shqipëri… tash këtu kemi me iu tregu se kush është Shqipëria. Ai ishte shqiptar, i martuar me shqiptare, ka fëmijët këtu në Kosovë. Po tjetrit, tjetrit, disa kanë ikur jashtë. Disa janë përballur me gjykata pas 1990-s. Të katërtit janë akuzuar për vrasjen e Xhemajl Berishës, që e kanë hudhur direkt nga dritarja. Emin Uka, Vesel Hyseni, Latif Dulla dhe Xhemail Shasivari”, ka vijuar rrëfimin Hasani.
Ai ka thënë se këta UDB-ashë jetojnë edhe sot në Prizren dhe se me ta është pa në rrugë por edhe ballë për ballë.
Në vitet e ’90-ta sipas Hasanit ka dalë një deklaratë e grupeve ilegale dhe e lëvizjes që duhet të falen për hirë të “qëllimit final, luftës kundër Serbisë për Kosovën”.
“Ne i kena fal. Sepse e kena konsideru se ai nuk e ka bë dhunën kundër meje si individ, por e ka bë dhunën kundër veprimmit tim politik”. Hasani ka thënë se pavarësisht se këta i kishin faluar “ata[UDB-ashët] nuk i kanë falur” të burgosurit përkundër dhunës dhe tmerrit, sepse ata kanë filluar “përsëri bashkëpunimin me Serbinë. Ata nuk kanë heq dorë prej Serbisë, kanë mbet në vijën e njëjtë[ gjatë viteve të 90-ta]”, duke i përcjellë e spiunuar.
Ish i burgosuri politik, Hasani ka deklaruar se pas lirimit të tij nga burgu është takuar me dy prej UDB-ashëve, Zijadin Ramadanin dhe Hasan Rrustemin.
“Me bisedu drejtpërdrejtë, njërin e kam pasur i cili u sjell më mirë krahasim me të tjerët. Ka qenë Ziadin Ramadani, punëtor i UDB-së… Në raport me mua dhe me të tjerë, mbrapa në procesin politik i ka ndihmuar mjaft. Le të jetë në ndërgjegjen e tij. Me të jam takuar me 11 shkurt të 2007-s, në Opojë. Pas protestave dhe demostratave që ishin në Prishtinë nga Lëvizja Vetëvendosje në atë kohë ku u vranë dy protestues Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Kemi debatuar dhe biseduar në Odë. Prezent kanë qenë edhe të tjerë. Ka qenë i hapur për sjelljet e tij”, vijoi Hasani.
Zijadin Ramadanin e cilësoi si “njeri më të butë” ndërsa Veselin, Vezirin, Eminin, Dautin, Xhemailin si “bisha”. Sipas Hasanit Ramadani duke qenë pjesë UDB-së i ka shërby e i ka ndihmu Lëvizjes, duke ju thënë se “prite se po vin” ose diçka te till duke dhënë informacione gjatë viteve të ’90-ta.
E takimin me Hasan Rrustemin si UDB-ash, Hasani deklaroi se me të ishte takuar në një dasmë familjare por që nuk kishte folur. Teksa shtoi se momentin e parë kur e ka parë iu kujtua tortura që i kishte bërë ai.
“Me njërin jam takuar në dasëm në Rahovec. Nuk kemi folur. Më kujtoi gjakderdhjen, kur kam pshurrur gjak. Kur e pashë më doli ajo skenë. Më nxejti trupi dhe i ndjeva gjitha dhimbjet, mu dok sikurse prap po pshurri gjak. Ai kqyrke indiferent pa asnjë ngarkesë, sikurse ska ndodhur asgjë. Asnjë. Si ka brejtë ndërgjegjja asnjëherë për veprimet që i kanë bërë. Të paktën me thane: o njerëz na falni, kena besu, kena menduar, jena rritu ose jena shkolluar në këtë formë. Kena bërë këto tortura për shkak sistemit. Të paktën një arsyetim dhe një kërkim falje, që kishte me qenë shfajësim i ndërgjegjes së tyre dhe lehtësim për neve”, ka thënë Hasani në rrëfimin e tij në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje