LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 2° clearsky_day

Luan Qukani, poçari i Gjakovës që ruan traditën familjare të zejes së poçarisë për katër gjenerata

Luan Qukani, poçari i Gjakovës që ruan traditën familjare të zejes së poçarisë për katër gjenerata

Në qytetin historik të Gjakovës, në rrugët e saj të ngushta e me kalldrëme dhe ndërtesat me arkitekturë të vjetër, ku dikur kishte namin e pazarit të vjetër ndër më të mëdhenjtë në Ballkanin Perëndimor, e quajtura “Çarshia e Vjetër” , në mesin e shumë zejeve e qindra dyqaneve dallohet edhe ai i poçarisë.

Luan Qukani është një anëtar krenar i komunitetit egjiptian dhe trashëgon një traditë familjare të poçarisë, që shtrihet në katër  gjenerata.

Puna e tij është një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë për një zeje të lashtë, e cila ka mbijetuar dhe lulëzuar përkundër sfidave të kohëve moderne, shkruan Telegrafi.


Një traditë familjare me rrënjë të thella , historia e familjes Qukani dhe poçarisë fillon më shumë se një shekull më parë, kur stërgjyshi i Luanit filloi të krijonte enë qeramike  nga argjila , për nevojat e komunitetit lokal.

Luan Poçari gjatë punës

Kjo zeje e trashëguar brez pas brezi ka qenë një pjesë e pandashme e identitetit të familjes së tij.

Luan, me krenari dhe përkushtim, vazhdon të punojë në të njëjtën mënyrë si paraardhësit e tij, duke përdorur teknikat tradicionale dhe duke respektuar metodat e vjetra të punës.

“Merrem me këtë zanat të poçarisë nga fëmijëria. Kam fillu herët edhe me babën dhe është zanat  me përfitime… Puna e poçarit nuk është e lehtë dhe nuk do të ndalem sepse nga ky zanat jetojmë Ne gjithë jemi marr me këtë zeje të poçarisë familjarisht….”, thotë ai transmeton Telegrafi.

Luan Poçari gjatë punës

Luan Qukani jeton dhe punon në Gjakovë. Ateleja e tij është një vend i mbushur me histori dhe art.  Për të, çdo enë qeramike është një vepër arti dhe një pjesë e historisë familjare.

Ai është një mjeshtër i pasionuar që ka arritur të ruajë dhe të përcjellë një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.

Për Luanin dhe familjen e tij, poçaria nuk është thjesht një mënyrë për të fituar jetesën, por një mënyrë për të lidhur të kaluarën me të tashmen dhe për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në respektin për traditën dhe zejen.

Në një botë ku shumë gjëra kanë ndryshuar dhe modernizuar, puna e Luanit është një kujtesë e rëndësishme për rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe traditave të vjetra. /Lendrit Qeli/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Kalo në kategori