LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 6° heavyrain

Takimi me qytetarë në veri të Mitrovicës, ministri Krasniqi: Është absurde të mbahet e mbyllur ura

Takimi me qytetarë në veri të Mitrovicës, ministri Krasniqi: Është absurde të mbahet e mbyllur ura

(E PLOTËSUAR) Në Komunën e Mitrovicës së Veriut është  mbajtur debat me qytetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik dhe bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.

Në debatin me qytetarë, pos kryetarit të Komunës, Erden Atiq dhe nënkryetares Katarina Axhançiq, kanë marrë pjesë edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi si dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi gjatë fjalës së tij para qytetarëve ka thënë se ky format le të shërbejë si mundësi e dialogut për zgjedhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët e komunës së Mitrovicës veriore.


“Në këtë komunë jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb, shqiptar, egjiptian, boshnjak, ashkali dhe turq. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ky diskutim publik është në shërbim të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe pa asnjë përjashtim.

Çdo ditë e më shumë po dëshmohet që bashkëjetesa në Mitrovicën Veriore është e mundshme sikur në të gjitha vendet kudo nëpër Kosovë. Mes nesh duhet të ndërtojmë sa më shumë ura të komunikimit e të thellojmë sa më shumë bashkëjetesën tonë”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu se si qeveri kanë marrë masa konkrete për mbështetjen e komunave në veri të vendit, përmes masës “Qeveria për Familjet”.

“Deri më tani janë ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimi i 231 personave në këto komuna. Ndërkohë që interesimi i qytetarëve nga radhët e komunitetit joshumicë serb për t’u pajisur me dokumentet e Republikës së Kosovës ka shënuar rritje në tremujorin e fundit të vitit të kaluar e sidomos në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, si dëshmi e vullnetit dhe interesimit të tyre për integrim të qëndrueshëm. Do të ketë investime kapitale dhe projekte konkrete për komunën, dhe do të ketë punësim dhe integrim për qytetarët”, tha ai.

Krasniqi theksoi se ditëve të fundit është ngritur në diskutimin publik edhe hapja për qarkullim të plotë të urës mbi lumin Ibër.

“Dua të ritheksoj, ashtu siç thuhet edhe në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e kësaj ure, se ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë.

Në po atë plan thuhet se ‘riviitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”, tha tutje Krasniqi.

Ndër të tjera ai potencoi se konsiderojnë që nuk ka arsye dhe është absurde që të mbahet e mbyllur ura e Ibrit.

“Sipas vet natyrës së urave edhe kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe hapja e saj nuk është dhe nuk do të jetë kundër askujt. Jemi të bindur që liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi e forcojnë atë”, tha ministri Krasniqi.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiq gjatë takimit me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e kësaj komune tha se interesimi i qytetarëve për të marr pjesë është shumë i mardh.

Atiq ka përmendur punët që kanë kryer në këtë komunë brenda mandatit të tij, derisa tha se demokratizimi i institucionit komunal është shumë me rëndësi.

“Demokratizimi i institucionit komunal është shumë me rëndësi edhe për mu si kryetar komune edhe si premtim elektoral që e kam pasur, por edhe për ekipin me të cilën punojmë bashkë më shumë se 1 vjet. Sa i përket temës së qarkullimit të lëvizjes së lirë jemi të hapur me diskutu me juve dhe me i dëgju brengat e kritikat aty ku ju i cilësoni si të rëndësishme dhe me ju përgjigj çkado që keni nevojë”, tha ai.

Për një vit qeverisje, Atiq tha se qytetarët që i janë qasur komunës janë munduar që me kapacitetet që i kanë t’iu dalin ballë për tua zgjidhur problemet.

“Jam krenar me deklaru se takime me gjithë qytetarët pa dallim kemi çdo të 2-tën 3 ditë. E kemi parasysh që kemi shumë punë që duhet me u kry. Mirëpo, kemi të bëjmë me një komunë politikisht komplekse, kështu që duhet me punu edhe punët që po i kryejmë me hapa tepër të kujdesshëm dhe mirë të llogaritura mos me shkaktu tensione ose pakënaqësi te qytetarët shumicë të kësaj pjese të komunitetit serb. Nëse duhet me cek prej punëve që janë tu u kry jemi shumë krenar që kemi mujt Komunën e Mitrovicës me transformu në kuptimin e transparencës llogaridhënies e një farë mënyre me hap për qytetarë. Statistikisht mbi 90 për qind të qytetarëve që kanë brenga në mënyrë jo formale dhe formale, të cilët kanë ardh dhe na janë qasur neve, mund të them që një përqindje tepër të lartë i kemi taku dhe jemi mundu me kapacitete ton me i dal ballë e me ua zgjedh ato probleme”, tha Atiq.

Ndryshe një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se qytetarët do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e u

Ndërsa, Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, foli për shërbimet që marrin qytetarët në administratën komunale. Ajo potencoi se qytetarët janë dobët të informuar lidhur me aplikimet për shfrytëzimin e të drejtave të tyre.rës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit institucionalë dhe institucionet e vendit, duke ftuar edhe qytetarët serbë që të marrin pjesë në këtë diskutim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të mbes e mbyllur. Në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e komunës, ai tha se nuk ka arsye në aspektin e sigurisë që ura të mos hapet.

Ai shtoi se bazuar në konstruktin praktik të rrugës, ‘nuk po e kuptojnë arsyen pse Ura e Ibrit duhet të vazhdojë të mbes e mbyllur’.

“Duke marrë parasysh që ne merremi me aspektin e sigurisë, ne nuk kemi më fol diçka më shumë përpos asaj që shpesh po e pyes vetën, si Polici e pyesim vetën se pse kjo urë është e mbyllur? Do të ishte mirë nga me dëgjua pse kjo urë duhet të mbes e mbullur. Sepse nga aspekti i sigurisë nuk ka ndonjë arsye. Nëse është për me sigurua, kishim gjet forma e metoda për të siguruar në mënyra ndryshme. Mirëpo duke para konstruktin praktik të rrugës, të urës, të sheshit Car Lazar, të rrugëve anësore, ne nuk jemi duke e ditur, s’jemi t’u e kuptuar pse”, deklaroi Elshani në këtë takim.

Diskutimi për bashkëpunim ndëretnik në Komunën e Mitrovicës së Veriut po vazhdon në objektin e kësaj komune. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori