LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Noizyt

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Noizyt
Noizy

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Rigels Rajkut si dhe Bahtijar Bajraktarit.

Të njëjtit janë në kërkim nga policia për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.


Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com.

Noizy ndërkohë pak ditë më parë u përfshi në një përleshje në Pejë me një grup tjetër.

Nikçi thotë se ka pasur kërkim intensiv për kapjen e Noizyt, por rezultoi pa sukses
Lexo po ashtu Nikçi thotë se ka pasur kërkim intensiv për kapjen e Noizyt, por rezultoi pa sukses

Ai së bashku me grupin e tij dyshohet të kenë rrahur TikTok-erin e njohur, Medi Iseni.

Përkundër kësaj, reperi ka mohuar të jetë përfshirë në diçka të tillë përmes reagimeve që ka bërë në rrjete sociale, gjersa tha se ka ikur menjëherë pas koncertit. /Telegrafi/