LAJMI I FUNDIT:

Noizy i kërkuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se ka performuar në diskotekën në Prishtinë

Noizy i kërkuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se ka performuar në diskotekën në Prishtinë

Reperi shqiptar, Noizy, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës për përfshirje në një rrahje në Pejë, dyshohet të ketë performuar në diskotekën “Venom” në Prishtinë dy netë më parë.

Video nga performanca e tij kanë filluar të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Megjithatë, pronari i klubit “Venom”, Alex Duhani, ka mohuar këtë informacion.


Në faqen zyrtare të “Venom” është postuar një njoftim në të cilin thuhet se koncerti i planifikuar i Noizyt është anuluar për arsye ligjore.

Përkundër këtij njoftimi, pamjet e fundit të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se Noizy ka qenë në skenën e “Venom”-it dhe ka performuar mbrëmë.

Kjo krijon kontradiktë me informacionet zyrtare dhe ngre pyetje mbi realitetin e situatës. /Telegrafi/