Këngëtari i njohur, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti të ndodhur në një diskotekë në Pejë.
Burimet kanë bërë të ditur se policia po e kërkon intensivisht reperin për ta arrestuar.
Sipas informacioneve, ka dyshime se Noizy ndodhet aktualisht brenda Kosovës dhe ka performuar në një nga klubet në Prishtinë.
Policia ka kryer kërkime në shtëpinë e DJ-t personal të reperit në lagjen “Dragodan”, por sipas të dhënave jozyrtare, ai ka lënë një ftesë për Noizyn që të paraqitet në stacionin policor, të cilën reperi nuk e ka ndjekur.
Nga ana tjetër, është raportuar se një tjetër diskotekë, ‘Stop’ në Gjilan, ka njoftuar se Noizy do të mbajë një koncert atje të hënën.
Pavarësisht kësaj, Policia dhe Prokuroria janë angazhuar në ndjekjen e tij.
Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest ndaj reperit pasi ai nuk është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së dërguar.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar situatën dhe ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagon Noizy, anulon koncertin në Gjilan
Victoria Beckham pranon se nuk do të hynte në industrinë e modës duke ditur atë që di tani – thotë se ishte ‘naive’ kur lançoi markën e saj
Energjia e BLLA BLLA BLLA dhe magjia e “Asgjë Sikur Dielli” në Prishtina Gastronomy Festival
Lamine Yamal vazhdon pushimet, shoqërohet me një vajzë misterioze
Olsi Bylyku prezenton të dashurën e re?
Bardhi marton motrën, Sara publikon momentin prekës: Një burrë i fjalës që sot përcolli motrën më fisnike
Noizy i kërkuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se ka performuar në diskotekën në Prishtinë
Medi Iseni publikon videon ku shihet duke u grushtuar brutalisht, nga Noizy me shokë në Pejë
Megan Fox zhvishet në të brendshme për të luajtur rolin e robotit vrasës, në filmin “Subservience”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja - ka një lider të ri
Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë
Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes
Udhëheqësi i Hamasit ka vdekur, Irani zotohet të hakmerret: A mund të ndalojë ndonjë gjë luftën që rrezikon të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme?
Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik
Netanyahu paralajmëron Iranin që të mos sulmojë Izraelin: Do ta paguani shtrenjtë