Hekurudha drejt Bullgarisë përplas partitë politike, OBRM-PDUKM: Prokuroria Publike të hetojë rastin
![Hekurudha drejt Bullgarisë përplas partitë politike, OBRM-PDUKM: Prokuroria Publike të hetojë rastin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/a222-780x439.jpg)
Hekurudha drejt Bullgarisë u bë shkas për përlasje dhe akuza disa ditore mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, fton Prokurorinë Publike të hetoj se si qeveria e kaluar LSDM-BDI do të realizonte këtë projekt ku një kilometër hekurudh do ti kushtonte shetit 23 milionë euro.
“A e fryu çmimin qeveria e LSD-së dhe BDI-së dhe kush duhej të ishte pjesë e projektit hekurudhor drejt Bullgarisë që përfundon në një tunel padalje ? A kishin ndërmend LSD dhe BDI të derdhnin qindra miliona euro nga hekurudha në Bullgari përmes nënkontraktorëve, pavarësisht se ajo mund të mos funksionojë për dekada. Pse LSD, kur e dinin që nuk mund të funksiononte, e vuri shtetin nën detyrim? A ka pasur LSD-ja vetëm një motiv, dhe ai është që të shpenzojë paratë nga Banka Evropiane per Ndërtim dhe Zhvillim dhe nga buxheti, pavarësisht nëse projekti në fund do t’ia vlejë apo jo?” – u shreh Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.
LSDM: Demonstrojnë moskoordinim total në Qeveri
Për LSDM-në akuzat e pushtetit së për hekurudhën drejt Bullgarisë janë qesharake dhe demonstrojnë moskoordinim të plotë në Qeveri.
Ministrja e Financave tha se paratë për hekurudhën për Bullgarinë nuk mund të ripërdoren, por dje VMRO-DPMNE përsëri kërkoi që ato mjete të shkojnë në hekurudhën për në Greqi.
“Përfaqësuesi hungarez në Qeverinë e Maqedonisë, Aleksandar Nikolovski thotë se do të kërkojë konvertimin e mjeteve, kolegu Mucunski i thotë se nuk mundet. A ka kapiten në anije? VMRO-DPMNE, pasi e kuptoi se nuk mund t’i ripërdorin paratë dhe aq më tepër që projekti është nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të BE-së, dëshiron të tregojë krim dhe para të shpërdoruara. Ne u themi atyre të ndjehen të lirë të hetojnë rastin në vend që të dërgojnë deklarata boshe,” regojnë nga LSDM.
Hekurudha është ndërtuar nga të gjitha qeveritë deri tani. Përpjekja e parë filloi në vitin 1994, kur kryeministër ishte Branko Crvenkovski.
Në vitin 2014, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski, u hodhën sërish themelet dhe janë shpenzuar 81.3 milionë euro për fazën e parë dhe të dytë, ku përfshihet traseja nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, ku ka punë pjesërisht të përfunduara. Për fazën e tretë tashmë është miratuar një kredi prej 350 milionë euro dhe është marrë një grant prej 150 milionë eurosh. Por, Qeveria aktuale i ka dhënë fund projektit, duke gjykuar se nuk ia vlen dhe njoftuan se do të kërkojnë konvertimin e kredisë së miratuar në mënyrë që një pjesë e parave të përdoren për hekurudhën drejt Greqisë. /TVM2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E ftuar nga presidenti kroat, Osmani arrin në Sinj me helikopterin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/4570f5ba-73d7-4b1a-897d-99bf0dbcbb26-380x233.jpg)
E ftuar nga presidenti kroat, Osmani arrin në Sinj me helikopterin "Black Hawk"
![Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/auto_rosu-kosovo-police-730x416-1-380x233.jpg)
Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar
![Zgjerohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Bislimi: I shtohen dy hapësira dhe katër porta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/454030767_533391235690014_1700160235036148918_n-380x233.jpg)
Zgjerohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Bislimi: I shtohen dy hapësira dhe katër porta
![Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vjosaa-380x233.jpg)
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin
![Deputeti i LVV-së, Basha ironizon me liderët e opozitës: Çka po thonë për Urën e Ibrit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/dimali-380x233.png)
Deputeti i LVV-së, Basha ironizon me liderët e opozitës: Çka po thonë për Urën e Ibrit?
![Dialogu Kosovë-Serbi: Shpresat te ndërmjetësuesi i ri, BE-së i kërkohet ta shtojë presionin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/kurti_vucic-380x233.png)
Dialogu Kosovë-Serbi: Shpresat te ndërmjetësuesi i ri, BE-së i kërkohet ta shtojë presionin
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vjosaa-380x233.jpg)
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin
![Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/564644456-380x233.jpg)
Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”
![Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/imane-380x233.jpg)
Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë
![Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/78-380x233.png)
Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet
![Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/parissss-380x233.jpg)
Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të
![Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/rudiger-380x233.jpg)
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës