Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Ju informoj se më datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në kilometrin e tretë, drejtimi Lipjan-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Hoxha pohoi se në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës.
“Njësia e Mjekësisë ligjore kane tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai.
Për Telegrafin, Hoxha deklaroi se në 24 orët e kaluar janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet duke shtuar se kjo ” është tepër shqetësuese pasi në të dy rastet e raportuara kemi te bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kanë humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale”.
“Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e pare (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vet-aksidente”, u shpreh ai.
Hoxha bëri apel për kujdes gjatë vozitjes.
“Andaj apelojmë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”, potencoi Hoxha.
Gjithashtu, ai tha se Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik.
“Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dialogu Kosovë-Serbi: Shpresat te ndërmjetësuesi i ri, BE-së i kërkohet ta shtojë presionin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/kurti_vucic-380x233.png)
Dialogu Kosovë-Serbi: Shpresat te ndërmjetësuesi i ri, BE-së i kërkohet ta shtojë presionin
![Deputeti i LVV-së, Basha ironizon me liderët e opozitës: Çka po thonë për Urën e Ibrit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/dimali-e1722793624352-380x233.png)
Deputeti i LVV-së, Basha ironizon me liderët e opozitës: Çka po thonë për Urën e Ibrit?
![63-vjeçarit nga Dobroshti i Tetovës i ikë gruaja, rastin e paraqet në polici](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1-380x233.png)
63-vjeçarit nga Dobroshti i Tetovës i ikë gruaja, rastin e paraqet në polici
![Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/auto_rosu-kosovo-police-730x416-1-380x233.jpg)
Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar
![I tha kryetarit të partisë së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Ferati-Durmishi-380x233.jpg)
I tha kryetarit të partisë së tij "mos mashtro", kryetari i Istogut i reagon zv.ministrit Durmishi
![Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vjosaa-380x233.jpg)
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin
![Incidenti në aeroportin e Shkupit, përplasje virtuale ndërmjet Pacollit dhe këshilltarit të presidentes Osmani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Pacolli-380x233.jpg)
Incidenti në aeroportin e Shkupit, përplasje virtuale ndërmjet Pacollit dhe këshilltarit të presidentes Osmani
![Humb Klara nga Shkupi, nëna e saj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/d11111-380x233.png)
Humb Klara nga Shkupi, nëna e saj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
![Gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/merdare-780x439-1-380x233.jpg)
Gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vjosaa-380x233.jpg)
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin
![Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/564644456-380x233.jpg)
Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”
![Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/imane-380x233.jpg)
Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë
![Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/78-380x233.png)
Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet
![Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/parissss-380x233.jpg)
Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të
![Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/rudiger-380x233.jpg)
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës