LAJMI I FUNDIT:

Spektakël para 77 mijë tifozëve, Liverpooli demolon Manchester Unitedin në SHBA

Spektakël para 77 mijë tifozëve, Liverpooli demolon Manchester Unitedin në SHBA

Manchester United dhe Liverpool janë takuar në një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndrojnë për fazën përgatitore.

Në ndeshjen e zhvilluar para 77 mijë tifozëve në Williams-Brice Stadium, The Reds kanë triumfuar me rezultat të thellë 3-0.

Vetëm pas 10 minutave lojë skuadra e Arne Slot krijoi epërsinë e parë, ku Fabio Carvalho realizoi për 1-0 pas asistimit nga Diogo Jota.


Në minutën e 36-të, Mohamed Salah asistoi bukur te Curtis Jones i cili nga afërsia realizoi për ta dyfishuar epërsinë e Liverpoolit.

Me rezultatin 2-0 në të mirë të Liverpoolit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Skuadra e Arne Slot vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes mbrojtësi grek Tsimikas në minutën e 61-të.

Kjo ishte fitorja e tretë e The Reds në tre ndeshje miqësore, pasi më parë kanë mposhtur edhe Betisin me rezultat 1-0 dhe Arsenalin 2-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

La Liga
Bayerni po përgatitë dy nënshkrime të reja, gati 80 milionë euro

Bayerni po përgatitë dy nënshkrime të reja, gati 80 milionë euro

Bundesliga
Imane Khelif reagon me lot në sy pas akuzave se është burrë: Padrejtësi e madhe, por Allahu është me mua

Imane Khelif reagon me lot në sy pas akuzave se është burrë: Padrejtësi e madhe, por Allahu është me mua

Boks
E trajtuan keq dhe e larguan, Braithwaite synon të bëhet pronar dhe të blejë aksionet e Espanyolit

E trajtuan keq dhe e larguan, Braithwaite synon të bëhet pronar dhe të blejë aksionet e Espanyolit

La Liga
Orari i Kosovës dhe stadiumet ku do të luajë në Ligën e Kombeve - E nisim dhe e përfundojmë në Prishtinë

Orari i Kosovës dhe stadiumet ku do të luajë në Ligën e Kombeve - E nisim dhe e përfundojmë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Dera është gjithmonë e hapur”, Flick paralajmëron se mund ta mbajë top yllin në ekipin e Barcelonës

“Dera është gjithmonë e hapur”, Flick paralajmëron se mund ta mbajë top yllin në ekipin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori