LAJMI I FUNDIT:

Vujoviq: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës

Vujoviq: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, Zllatko Vujoviq, ka paralajmëruar se partitë politike pro-serbe që kanë hyrë së fundmi në qeverinë e Malit të Zi mund të përpiqen të tërheqin njohjen e Kosovës nëse mbeten në pushtet për një kohë të gjatë.

Në një intervistë për “Kosovo Online“, Vujoviq theksoi se përfaqësuesit e këtyre partive mund të përpiqen të ulin nivelin e marrëdhënieve me Kosovën dhe t’i rikthejnë ato në minimum kudo që të jetë e mundur.

Ai tha se qeveria e tanishme e Malit të Zi, e cila është e dominuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse, ka një qëndrim negativ ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, dhe nuk është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.


Sipas Vujoviqit, edhe pse është e vështirë të tërhiqet njohja e Kosovës për shkak të presionit perëndimor, kjo mund të ndodhë në të ardhmen nëse situata e integrimeve evropiane të Malit të Zi përkeqësohet.

Ai shtoi se presioni nga Beogradi për të ndaluar hyrjen e Malit të Zi në BE është një faktor i rëndësishëm në këtë çështje.

Vujoviq gjithashtu theksoi se nëse perspektiva e integrimit evropian bëhet e pamundur, atëherë koalicioni qeverisës në Mal të Zi mund të mos ketë asnjë motiv për të mbajtur marrëdhëniet me Kosovën, dhe nuk duhet të përjashtohet mundësia e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Mali i Zi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian haptas kanë kundërshtuar me muaj përfshirjen e partive politike, që ata i cilësojnë anti-perëndimore, në koalicionin qeverisës të Malit të Zi.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Lajme
Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”

Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”

Lajme
Vetura e kombibusi përfshihen nga flakët në Klinë, vdes një person pasi mbeti ngujuar përbrenda

Vetura e kombibusi përfshihen nga flakët në Klinë, vdes një person pasi mbeti ngujuar përbrenda

Kronika e Zezë
Kishin djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marr peng, dhunuar e rrahur - arrestohen pesë persona për krime lufte

Kishin djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marr peng, dhunuar e rrahur - arrestohen pesë persona për krime lufte

Lajme
Vujoviq: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës

Vujoviq: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi do të tentojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës

Lajme
Pesë serbë u arrestuan nën dyshimin për krime të tmerrshme daj civilëve shqiptarë - Vuçiq këtë e quan provokim të qëllimshëm

Pesë serbë u arrestuan nën dyshimin për krime të tmerrshme daj civilëve shqiptarë - Vuçiq këtë e quan provokim të qëllimshëm

Lajme
Kalo në kategori