LAJMI I FUNDIT:

Imane Khelif siguron fitoren në çerekfinale dhe largohet nga ringu me lot në sy

Imane Khelif siguron fitoren në çerekfinale dhe largohet nga ringu me lot në sy

Boksierja e shumëpërfolur, Imane Khelif, e ka siguruar sot (e shtunë) medaljen olimpike në Lojërat Olimpike të Parisit.

Khelif me prejardhje nga Algjeria e fitoi këtë medalje mes shumë zhurmave që u shkaktuan pas luftës që pati me boksieren italiane Angela Carini disa ditë më parë.

Shumë persona e kishin vënë në dyshim nëse ajo ka të drejtë të garojë në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike, për shkak të pranisë së kromozomeve mashkullore.


Khelif sot shënoi fitore ndaj boksieres hungareze Anna Luca Hamorit të cilën e mposhti në çerekfinale në kategorinë 66 kilogramë.

Ajo nuk do të ndalet më kaq, pasi tashmë e ka siguruar medaljen e brzontë, por i duhen edhe dy fitore për të siguruar të artën.

Khelif së bashku me boksieren Lin Yu Ting ishin përjashtuar nga Botërori i vitit të kaluar, pasi kishin dështuar në testin e gjinisë.

Duket se kritikat e shumta që mori gjatë ditëve të fundit nuk kanë ndikuar në performancën e saj brenda ringut, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për gjendjen emocionale të saj.

Pas përfundimit të meçit, Khelif shpërtheu në lot dhe u ngushëllua nga stafi i saj i trajnerëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

La Liga
Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë

Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë

Boks
Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij

Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij

Serie A
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës

La Liga
Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

La Liga
Mikel Arteta tregon se cila është dobësia më e madhe e Arsenalit

Mikel Arteta tregon se cila është dobësia më e madhe e Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori