LAJMI I FUNDIT:

Hysa për incidentin në Shkup: Edhe në kohën time pati tentime të njëjta ndaj Atifete Jahjagës, por s’e lejova

Hysa për incidentin në Shkup: Edhe në kohën time pati tentime të njëjta ndaj Atifete Jahjagës, por s’e lejova

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa ka komentuar incidentin e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Hysa në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini ka treguar se për raste të tilla ka pasur tentime edhe në kohën e tij ndaj ish-presidentes, Atifete Jahjaga por që ai thotë se ka arritur të menaxhojë që kjo mos të ndodhë.

“Në kohën time ka pasur tentim të bëhet njëjtë me presidenten Atifete Jahjaga, e kam menaxhuar në atë kohë pa ndonjë incident. Nuk e kemi lodhur opinionin publik, nuk e kemi diskutuar”, ka deklaruar Hysa.


Ai ka thënë se ky incident ndonëse mund të cilësohet “sjellje joprofesionale” dhe një keqkuptim i mundshëm nuk është i habitshëm për shkak të politikës aktuale në Maqedoni të Veriut.

“Është një ilustrim i një relacioni të politikës në Maqedoni dhe në raport me të tjerët. Ilustrim se çfarë fryme po merr ky raport dhe çfarë qeverie ekziston në Maqedoni”, ka vijuar Hysa.

Ai pati kritika edhe për kryeministrin, Albin Kurti i cili sipas tij ka bërë çmos që të jetë kjo qeveri aktuale në Maqedoni.

Ndryshe, mbrëmë, presidentes Vjosa Osman u tentua t’i merrej telefoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, derisa Presidenca ka thënë se pati tentim edhe të shtyhej fizikisht.

Në trend Lajme

Më shumë
“Blindohet” Rinasi, ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, armiku i Ervis Martinajt

“Blindohet” Rinasi, ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, armiku i Ervis Martinajt

Lajme
Rreth 300 mijë euro, dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në SHBA?

Rreth 300 mijë euro, dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në SHBA?

Lajme
Vdekja e të riut nga Peja, reagon deputeti Haxhiu: Kjo ndodhi pasi ShSKUK-ja nuk ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Vdekja e të riut nga Peja, reagon deputeti Haxhiu: Kjo ndodhi pasi ShSKUK-ja nuk ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Lajme

"E shtynë fizikisht, tentuan t'ia marrin telefonin me forcë presidentes", Kadaj-Bujupi tregon në detaje se çka ndodhi në aeroportin e Shkupit

Lajme
Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol

Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol

Lajme
Jep dorëheqje drejtori i Urologjisë në QKUK

Jep dorëheqje drejtori i Urologjisë në QKUK

Lajme
Kalo në kategori