Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përmbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit ka thënë se ishte periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe vlerave të shtetit demokratik.
Tahiri, në një konferencë për media, tha se GP i PDK-së është angazhuar në vazhdimësi që të ndalë projektet dhe iniciativat e dëmshme të Qeverisë Kurti, e cila e ka shpërfillur Kuvendin dhe e ka braktisur përgjegjësinë dhe llogaridhënien para qytetarëve.
“Sesioni pranveror ka filluar në fund të janarit të këtij viti me mbi 30 pika të papërfunduara të sesionit vjeshtor dhe po ashtu po e mbyllim këtë sesion me diku 30 pika të papërfunduara. Kjo tregon për efikasitetin e punës së këtij Kuvendi”, theksoi ai.
PDK ka fituar betejat kushtetuese për anulimin e Ligjit për Byronë Shtetërore dhe për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil, si dhe ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
“Beteja e parë që ka të bëj me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte një iniciativë që binte ndesh me rendin tonë kushtetues që Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë pretendimeve tona. Dhe, në anën tjetër ishte edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e cila ishte një iniciativë për ta rrënuar shërbimin civil në Republikën e Kosovës, një investim 20 vjeçar nga fondet tona si taksapagues të shtetit dhe nga fondet e BE”, tha Tahiri.
PDK ka propozuar themelimin e katër Komisioneve Hetimore, atë për shlyerjen e borxheve milionëshe ambalazhuesve të ujit nga Ministria e Mjedisit, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarret në IML, për kontratat njëburimore nëpër ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore, për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Gjatë këtij sesioni GP i PDK-së ka iniciuar katër Komisione Hetimore, ku vetëm një prej tyre kemi arritur që ta themelojmë [për subvencionimin e teksteve shkollore] dhe në fund edhe puna e tij na është bllokuar”, tha Tahiri.
Gjatë sesionit pranveror, PDK ka iniciuar disa debate parlamentare, atë për arratisjen e personave të dënuar, atë për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për emigrimin e qytetarëve nga Republika e Kosovës, për tërheqjen e tri projektligjeve kundërkushtetuese nga shqyrtimi në Kuvend, si dhe për shkarkimin e Bordit të RTK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?