LAJMI I FUNDIT:

Pengmarrja në Tiranë – babai rrahu të dashurin e vajzës së mitur

Pengmarrja në Tiranë – babai rrahu të dashurin e vajzës së mitur
Foto: Ilustrim

Një 22 vjeçar u morë peng nga tre persona të cilët më pas e rrahën në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan shtetasit  A.Ç, A.Ç dhe E.K.

Motivi i pengmarrjes së 22-vjeçarit është lidhja që ai kishte me vajzën e 41-vjecarit A.Ç.


Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vajza është e moshës 17-vjeçare.

Babai i të miturës së bashku me dy personat e tjerë, e rrëmbyen 22-vjeçarin dhe e dërguan në zonën e Shëngjergjit në Tiranë.

Sipas policisë aty ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Blindohet” Rinasi, ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, armiku i Ervis Martinajt

“Blindohet” Rinasi, ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, armiku i Ervis Martinajt

Lajme
Rreth 300 mijë euro, dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në SHBA?

Rreth 300 mijë euro, dreka, udhëtime, takime: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në SHBA?

Lajme
Vdekja e të riut nga Peja, reagon deputeti Haxhiu: Kjo ndodhi pasi ShSKUK-ja nuk ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Vdekja e të riut nga Peja, reagon deputeti Haxhiu: Kjo ndodhi pasi ShSKUK-ja nuk ia mundësoi trajtimin jashtë vendit

Lajme

"E shtynë fizikisht, tentuan t'ia marrin telefonin me forcë presidentes", Kadaj-Bujupi tregon në detaje se çka ndodhi në aeroportin e Shkupit

Lajme
Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol

Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol

Lajme
Jep dorëheqje drejtori i Urologjisë në QKUK

Jep dorëheqje drejtori i Urologjisë në QKUK

Lajme
Kalo në kategori