LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Shqipëri, Rama: Vetëm nga aeroporti kanë hyrë mbi 1 milion e 200 mijë pasagjerë

Turizmi në Shqipëri, Rama: Vetëm nga aeroporti kanë hyrë mbi 1 milion e 200 mijë pasagjerë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video në Facebook ka folur për shifrat e turizmit në Shqipëri deri më tani.

Sipas tij, ndonëse po thuhet çdo ditë se turizmi ka rënë në krahasim me vjet, shifrat në aeroportin e Tiranës dhe në pikën e kalimit kufitar në morinë, flasim për rritje.

Kryeministri tha se nuk është e vërtet as që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.


“Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri, nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milion e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër ai i hyrjeve në një ditë të vetme 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve. Fatmirësisht për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që thonë u zbraz Shqipëria. Në vlerë absolutesh Tirana e ka spostuar në vend të dytë aeroportin e Beogradit. Në Morinë, tregohet se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet, ndërsa në korrik 3000 më shumë se vjet”, deklaroi ai.

Tutje, ai u shpreh se “edhe teoritë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka. Nga ana tjetër janë shifrat e të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Edhe ato kanë rritje në krahasim me vjet, pikërisht sepse ka më shumë konsumator se vjet”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori