Forcave të policisë u është kërkuar të rrisin patrullimet jashtë xhamive dhe strehave të azilkërkuesve mes planeve për të paktën 19 tubime të ekstremit të djathtë në të gjithë Anglinë në ditët në vijim.
Bëhet e ditur se demonstratat e dhunshme janë përhapur nga Southport në Londër, Hartlepool, Manchester dhe Aldershot, pas sulmit me thikë që la të vdekur tre fëmijë.
Udhëheqësit e komunitetit thanë se ata kishin gjithnjë e më shumë frikë nga trazirat e mëtejshme pasi xhamitë dhe strehat e azilkërkuesve u vunë në shënjestër të turmave.
Trazirat filluan pasi dezinformatat qarkulluan gjerësisht në internet për identitetin dhe motivet e të dyshuarit për vrasjet në Southport, i cili edhe pse nuk u identifikua nga mediat, së fundmi u emërua si 17-vjeçari Axel Rudakubana.
Rudakubana, do të paraqitet në gjykatë në tetor, i akuzuar për vrasjen e Alice Dasilva Aguiar, nëntë vjeç, Elsie Dot Stancombe, shtatë vjeç dhe Bebe King, gjashtë vjeç dhe tentativë për të vrarë 10 të tjerë.
Edhe pse dihet pak për bindjet apo motivin e sulmit, turmat protestuese sulmuan xhamitë në Southport dhe Hartlepool mes thashethemeve të pabaza në internet se i dyshuari ishte mysliman, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Në Manchester dhe në Aldershot në Hampshire, strehat e azilkërkuesve u vunë në shënjestër nga demonstruesit që mbanin pankarta ku shkruhej “deportoni ata, mos i mbështesni” dhe “nuk ka apartamente për ilegalët”.
Ndërkohë, në qendër të Londrës demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe kanaçe ndërsa brohoritnin “sundoni Britaninë”, “shpëtoni fëmijët tanë” dhe “ndaloni varkat”.
Siç raportohet, Mosque Security, një kompani që këshillon udhëheqësit e besimit për mbrojtjen, tha se kishte marrë pyetje nga më shumë se 100 xhami që kërkonin ndihmë ditët e fundit.
Shaukat Warraich, drejtori i saj, tha se rekomandimet e sigurisë në internet ishin shkarkuar qindra herë si rezultat i “narrativës së rreme anti-myslimane që u shpërnda pas vrasjeve në Southport”.
Ndryshe, të paktën 19 tubime të ekstremit të djathtë po planifikohen për ditët në vijim në qytete në të gjithë Anglinë.
Shumë nga ngjarjet po zhvillohen nën banderolën “mjaft është mjaft” dhe “mbroni fëmijët tanë” – i njëjti slogan i përdorur nga demonstruesit jashtë Downing Street ku mbetën të arrestuar më shumë se 110 persona pasi protestuesit u përleshën me policinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëScholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Trump emëron Doug Burgum si Sekretar të Brendshëm
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt nën administratën Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët