LAJMI I FUNDIT:

Imane Khelif thyen heshtjen me një mesazh me tri fjalë në rrjetet sociale

Imane Khelif thyen heshtjen me një mesazh me tri fjalë në rrjetet sociale

Fitorja e Imane Khelif kundër Angela Carinit në boksin e femrave ka shkaktuar polemika në Lojërat Olimpike.

Carini u tërhoq 46 sekonda në meçin kundër Khelif pasi vendosi se nuk mund të vazhdonte më pasi u godit me dy grushte.

Debati buron nga Khelif që më parë dështoi në një test të përshtatshmërisë gjinore që do të thotë se ajo u skualifikua nga Kampionatin Botëror të vitit të kaluar.


Ajo u lejua të garonte në Paris 2024 në fillim të këtij muaji, si dhe konkurrentja e Tajvanit Lin Yu-ting pasi u administrua nga një organ tjetër për Kampionatin Botëror.

Gara e vitit të kaluar në Indi u organizua nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), e cila nuk është më një federatë e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Angela Carini u paralajmërua të mos luftonte me Imane Khelif në Lojërat Olimpike, por ajo përjetoi goditje si asnjëherë më parë
Lexo po ashtu Angela Carini u paralajmërua të mos luftonte me Imane Khelif në Lojërat Olimpike, por ajo përjetoi goditje si asnjëherë më parë

Pas fitores së saj kontroverse, algjeriania theu heshtjen e saj në rrjetet sociale me një mesazh për fansat e saj.

Ajo ka shkruar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram: “Elhamdulilah. Fitorja e Parë”.

25-vjeçarja do të përballet me hungareze, Anna Luca Hamori, pasi ajo mundi australianen Marissa Williamson me vendim me pikë.

Ndeshja e tyre do të zhvillohet të shtunën më 3 gusht në orën 16:22.

Khelif iu shmang mediave pasi doli nga arena pas fitores së saj të diskutueshme kundër Carinit. /Telegrafi/

Imane Khelif Instagram

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Premier League
Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Premier League

"Prova shkencore" - Komiteti Olimpik detyrohet të reagojë në lidhje me polemikat për Imane Khelif

Boks

"Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne" - Vuçiq e pranon me dëshpërim forcën e Kosovës në xhudo

Xhudo
Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Premier League
Kalo në kategori