LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i komandantit të Hezbollahut në rrënojat e Bejrutit

Gjendet trupi i pajetë i komandantit të Hezbollahut në rrënojat e Bejrutit

Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr, është gjetur në rrënoja në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, kanë thënë dy burime të sigurisë për Reuters.

Ushtria izraelite njoftoi mbrëmë vonë se kishte vrarë Shukr, të cilin e quajti si komandantin më të lartë të Hezbollahut, shkruan skynews.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e fajësoi atë për sulmin e së shtunës që la të vdekur 12 fëmijë dhe adoleshentë në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli – Hezbollahu mohoi përfshirjen.


Kreu i qendrës së operacioneve të Hezbollahut kishte thënë më herët se Shukr i mbijetoi sulmit, por ishte plagosur rëndë.

Ministria libaneze e shëndetësisë tha se dy fëmijë dhe dy gra u vranë ndërsa 74 persona u plagosën në Bejrut.

Ndryshe, Izraeli kohë pas kohe sulmon caqe të ndryshme të Hezbollahut në Liban. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse po protestohet në Serbi kundër litiumit?

Pse po protestohet në Serbi kundër litiumit?

Serbia
Pamje që thuhet se tregojnë liderin – tashmë të vrarë - të Hamasit, disa orë para vdekjes së tij

Pamje që thuhet se tregojnë liderin – tashmë të vrarë - të Hamasit, disa orë para vdekjes së tij

Botë
Ky ishte reagimi i zyrtarit të parë të lartë qeveritar izraelit, pas vrasjes së liderit të Hamasit

Ky ishte reagimi i zyrtarit të parë të lartë qeveritar izraelit, pas vrasjes së liderit të Hamasit

Botë
Gruaja amerikane u gjet

Gruaja amerikane u gjet "pas 40 ditësh e lidhur për një pemë' në xhunglën indiane – zbulohet se çfarë shkroi në një letër të saj teksa ishte në spital

Botë
Vrasja e liderit politik të Hamasit, vjen reagimi i Turqisë

Vrasja e liderit politik të Hamasit, vjen reagimi i Turqisë

Botë
Vritet lideri politik i Hamasit

Vritet lideri politik i Hamasit

Botë
Kalo në kategori