Nga Blinera Mehmeti në Mitrovicë dhe Elfije Boletini në Prishtinë
E plotësuar…
Ka përfunduar takimi mes kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti dhe minatorëve me kërkesën e vetme, ekzekutimi i pagave.
Kurti minatorëve iu drejtua duke i kërkuar që të punojnë të gjithë bashkë në mënyrë që të dalin nga kjo situatë.
“Këta njerëz që janë këtu, besoj që pa ju nuk funksionon Trepça…Pakënaqësitë janë të të gjithëve. Situata e krijuar nuk është më e mira e mundshme. Nga kjo situatë mund të dalim nëse punojmë të gjithë bashkë. Nëse ngulim këmbë kështu se ndryshe nuk bëhet, e dimë që kjo nuk na çon askund. I dimë problemet, i dimë telashet…”, tha Kurti.
Ai gjithashtu tha se kanë dorëzuar në Qeveri një plan të jashtëzakonshëm dhe shpresojnë në aprovimin e saj.
“Jemi duke punuar në vazhdimësi dhe intensivisht me Qeverinë e Kosovës dhe në vazhdimësi po përmendet pse ky plan nuk është bërë më herët. Plani i punës ekziston është i aprovuar në tetor të vitit të kaluar. Në bazë të këtij plani qeveria i ka nda 3.3 milionë euro për Trepçën. Ato pare janë harxhuar në gjashtë mujorin e parë. Kjo që po kërkojmë tash është plan i jashtëzakonshëm, kuptone qartë. E planet e jashtëzakonshme duan trajtim special. Duan kohë e angazhim dhe qasje tjetër. E kemi bërë dhe e kemi dorëzuar te Qeveria dhe shpresojmë që shumë shpejt të dalim me aprovim”, tha ai.
Ndërsa njëri nga minatorët tha se kanë ofruar gjithmonë hapësirë për dialog dhe bashkëpunim, por siç tha ai bordi i kësaj ndërmarrjes ju ka qit barrikadë.
Ai tha se kërkesa e tyre e vetme është ekzekutimi pagave.
“Na keni lënë pa kurrfarë informacioni përveç që po na njoftoni që është një plan duke u punuar por diçka më shumë nuk dimë. Për ne kjo mund të zgjatë dy edhe tri muaj, por është e paqëndrueshme kjo situatë për shkak të mungesës së pagës. E vetmja kërkesë e jonë janë pagat. Jemi në vështirësi dhe për ne është i domosdoshëm realizimi i pagës për normalizimin e jetës”, tha minatori.
Kryeshefi ekzekutiv takohet me minatorët, thotë se ka dërguar draft-planin në Qeverinë e Kosovës
Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti pas insistimit të minatorëve për të diskutuar rreth mosekzekutimit të pagave, iu doli në takim.
Kurti gjatë takimit iu tha minatorëve se kanë dërguar një draft-plan në Qeverinë e Kosovës për të zgjidhur problemin me pagat e tyre.
Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka kërkuar nga kryeshefi Kurti një zgjidhje të shpejtë për ekzekutimin e pagave.
Ai tha se gjendja është e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë, raporton gazetarja e Telegrafit.
Edhe nga Qeveria e Kosovës kanë dalë me një deklaratë.
“Nga ndërmarrjet dhe udhëheqja e tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës pret marrjen e masave që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre. Pavarësisht mbështetjes që Qeveria i ka dhënë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërmarrja Trepça Sh.A. ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme. Ministria e Ekonomisë ka përkrahur ndërmarrjen me subvencione në vlerë prej 3.3 milionë euro, që është përtej shumës së planifikuar për të gjithë vitin”, thuhet në deklaratë.
Sipas Qeverisë së Kosovës, këto mjete nuk u kanë mjaftuar për të siguruar mbulimin e shpenzimeve operative dhe pagave të punonjësve, që përbëjnë pjesën e konsiderueshme të shpenzimeve të ndërmarrjes.
“Ministria e Ekonomisë në mënyrë të vazhdueshme ka inkurajuar menaxhmentin e ndërmarrjes për të optimizuar shpenzimet. Së fundmi, me pranimin e kërkesës së ndërmarrjes për ndarjen e mjeteve financiare shtesë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi.
Ne presim që të adresohen në mënyrë të qartë, efektive dhe të qëndrueshme sfidat e ndërmarrjes”, thuhet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbahet takimi i grupit punues për hartimin e Planit Zhvillimor Institucional të Kujdesit Parësor Shëndetsor
Vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshatin Broboniq të Mitrovicës
Bora zbardh Mitrovicën – Rrugët janë të kalueshme, nga erërat e mbrëmshme nuk u shkaktuan dëme
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje