LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor

Mickoski: Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoaski u shpreh i prerë se nuk heq dorë nga shpërbarja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Sipas tij nuk mund të lejohet që kriminelët të jenë qytetarë të ndershëm ndërsa qytetarët e ndershëm kriminel.

“Unë nuk heq dorë as nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor si reformë dhe as nga shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publik, pres propozime, po lus për propozime që të mos jetë besimi i qytetarëve 2 për qind në gjyqësor, të mos jenë kriminelët qytetarë të ndershëm, ndërsa qytetarët e ndershëm të jenë kriminel. Sepse kemi prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, kjo nuk është pasqyra gjeneralë, të kuptohemi, ka përjashtime.

Nuk kam as kushërinj e as vëllezër, as motra, ja publikisht e them se këtyre njerëzve u ka ardhur mbi kokë që të ndjehen si qytetarë të rendit të dytë në shtetin e vet. Pse? Sepse disa kriminel, mendojnë se janë mbi ligjin, a këtë ua mundësojnë këto institucione. Sepse janë atje falë disa kriminelëve politik dhe kriminelëve të vërtetë. Unë kaq di.


Si kryetar i OBRM-PDUKM-së kam dal në zgjedhje, kam ofruar zgjidhje, kanë votuar 450 mijë qytetarë dhe kjo mua më obligon, në rast se dikush di më mirë le të tregoj, unë jam i gatshëm të bisedoj. Gjithsecili ekspert që di më mirë le të tregoj, por ju lutem që të bëjmë diçka që këto 2 për qind së paku të bëhen 12 për qind. Unë e di se nuk mund të bëhen 22 apo 52 apo 82, por së paku të jenë 12. Pse është kjo e rëndësishme, në rast se nuk ka besim në gjyqësor, nuk mund të ketë as investime si kjo. Në rast se nuk ka investime nuk ka biznes, nuk ka mjete në buxhet. Në rast se nuk ka mjete në buxhet, nuk ka për shëndetësi, për arsim, nuk ka për paga, nuk ka për bujqit, për pensione, për infrastrukturë…”, tha Mickoski

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori