LAJMI I FUNDIT:

Me dokumente të falsifikuara shtetasi i Serbisë tenton të kalojë kufirin në Jarinjë, arrestohet nga Policia

Me dokumente të falsifikuara shtetasi i Serbisë tenton të kalojë kufirin në Jarinjë, arrestohet nga Policia
Foto: Ilustrim

Një person shtetas i Serbisë është arrestuar për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 në pikën kufitare në Jarinje.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje, kurse automjeti me ngarkesë për shkak të sigurisë dhe peshës është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori