LAJMI I FUNDIT:

Sot shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut

Sot shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut

Sot mbahet seanca gjyqësore ku pritet vendimi lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Muaj më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva.

Dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.


Por, Gjykata e Apelit kishte kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Apeli kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë
Lexo po ashtu Apeli kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje e rëndë”. Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 25 mars 2024 kishte përpiluar propozimin për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, ndaj dy të miturve për veprën penale “Vrasje rëndë” nga neni 173, par.1, pika.1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /Telegrafi/