LAJMI I FUNDIT:

Kamala Harris me fushatë reklamuese agresive që kushton 50 milionë dollarë

Kamala Harris me fushatë reklamuese agresive që kushton 50 milionë dollarë

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka nisur një fushatë reklamuese agresive me vlerë 50 milionë dollarë, duke u thënë votuesve në zgjedhjet presidenciale në SHBA se ajo ka qenë gjithmonë sypatrembur.

Videoja një minutëshe tregon pamjet e 59-vjeçares që kur ajo ishte foshnjë dhe kur ajo u diplomua nga kolegji dhe u bë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara.

Si prokurore, ajo dërgoi vrasës dhe banditë pas hekurave, si prokurore e shtetit të Kalifornisë u ngrit para bankave dhe si zëvendëspresidente e SHBA-ve u ngrit në këmbë ndaj kompanive të mëdha farmaceutike për të kufizuar çmimin e insulinës për të moshuarit. Sepse Kamala Harris e dinte gjithmonë se kë përfaqësonte, thuhet në video.


Popullariteti i Kamala Harris arrin në një nivel rekord - ajo tani është më e popullarizuar sesa Biden ose Trump në çdo moment të ciklit zgjedhor
Lexo po ashtu Popullariteti i Kamala Harris arrin në një nivel rekord - ajo tani është më e popullarizuar sesa Biden ose Trump në çdo moment të ciklit zgjedhor

“Donald Trump dëshiron të na kthejë, por ne nuk do të kthehemi pas”, thotë Harris.

Videoja e parë e fushatës së Kamala Harrisit u publikua pak ditë më parë. Në të, zëvendëspresidentja amerikane pyet se “në çfarë lloj vendi duam të jetojmë”?

“Ka disa që mendojnë se duhet të jetojmë në një vend kaosi, një vend frike, urrejtjeje”, dëgjohet ndër të tjera në video, ndërsa në sfond luhen videot e fjalimeve të ish-presidentit amerikan, Trumpit.

Ky i fundit deri më tani ka rezervuar 12.2 milionë dollarë në reklama televizive dhe digjitale gjatë dy javëve të ardhshme.

Ndryshe, ABC raporton se fushata reklamuese duhet të zgjasë tre javë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori