Komuna e Prishtinës shkeli ligjin në kontratën 12 milionëshe për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, duke caktuar në komision të vlerësimit të ofertave një person i cili nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës.
Anëtari i komisionit për vlerësimin e tenderëve, z.Kreshnik Ferizi, nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës, duke qenë se kontrata e tij me Komunën e Prishtinës kishte përfunduar me datën 31.12.2022. Këtë sipas oranizatës Demokracy plus (D+) e ka konfirmuar nga Zyra e Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës, transmeton Telegrafi.
Edhe Ardit Dragusha hulumtues nga D+, për Telegrafin tha se personi i cili ka qenë anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Tendereve, nuk ka pasur asnjë angazhim në Komunën e Prishtinës dhe sipas tij kjo është shkelje e rëndë.
“Në bazë të dokumenteve, kemi konfirmuar se një anëtar i cili ka qenë në Komision të Vlerësimit të tenderëve, nuk ka qenë zyrtar publik, ndërkohë anagazhimin e vetëm me Komunën e Prishtinës, e kishte pasur deri në dhjetor të vitit 2022, përmes një kontrate të paligjshme, të njohura për publikun si kontratat mbi vepër. Në kohën kur ky person, mori pjesë në Komisionin e Vlerësimit të tenderit, ku edhe u shpërblye me kontratë një konzorikum, ku ky vetë kishte qenë bashkëpuntorë, nuk kishte asnjë lloj angazhimi me Komunën e Prishtinës, dhe kjo gjë është shkelje e rëndë e Ligjit të Prokurimit Publik si dhe konflikt i interesit”, tha ai.
Sipas tij, pas këtij hulumtimi Komuna e Prishtinës do të duhej ta anulonte kontratën.
“Komuna e Prishtinës duhet të tregohet proaktive, duke anuluar këtë kontratë e cila është dhënë në mënyrë të paligjshme, pasi në këtë situatë rrezikon padi nga operatorët e tjerë ofertues, të cilët kanë të drejtë të bëjnë padi për një proces i cili nuk e ka përfillur ligjin”, tha ai.
Edhe në një njoftim për media nga D+, thuhet se në grupin e operatorëve që u shpallën fitues nga komisioni vlerësues, figuronte si bashkëpunëtor, Kreshnik Ferizi.
“Përveç pjesëmarrjes së paligjshme në komision të vlerësimit të tenderit, ekziston dyshimi i bazuar për konflikt të interesit, duke qenë se grupi i operatorëve ekonomikë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (Ardi CC L.L.C; Anarch Sh.P.K) të cilët u shpallën fitues nga komisioni vlerësues ku anëtar ishte z.Kreshnik Ferizi, ofertuan me dokumentacion, ku vetë z.Kreshnik Ferizi figuronte si bashkëpunëtor i kompanisë “Anarch Sh.P.K””, thuhet në njoftim.
Ndryshe sipas D+, Komisioni i vlerësimit të tenderit për kontratën “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, përfundoi raportin dhe vlerësimin e ofertave me datën 29.05.2023, pesë muaj pas përfundimit të angazhimit të z.Kreshnik Ferizit me Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Lojërat Mesdhetare do të sjellin investime të reja, rritje të turizmit dhe do të fuqizojnë pozicionin e Prishtinës
QKMF-ja në Fushë Kosovë pa pediatër e gjinekolog
“Do të duket shumë më bukur”, Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, do të transformohet tërësisht kjo zonë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë